Edi Rama reagon : Kam besim tek drejtesia,Tahiri nuk ka lidhje me histori kriminelash

0
1318

Kryeministri Edi Rama reagon për herë të parë pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit.

 

 

Ai thotë se beson më shumë se çdo gjë tek drejtësia, e cila është mbi këdo dhe uron që Saimiri të provojë deri në fund që s’ka lidhje me këtë histori kriminelësh.

Statusi i kryeministrit u publikua në Facebook vetëm pak minuta pasi ish-ministri Tahri doli nga shtëpia e përdori atë shprehjen e njohur të Ramës, “s’keni parë gjë akoma”.

STATUSI I PLOTE
Kur them dua një vend me drejtësi kuptoj vetëm drejtësi! Kur them dua të vërtetën nga drejtësia s’e bëj si ata që veç janë tallur dhe tallen me drejtësinë prej 27 vjetësh rresht! E besoj këtë fjalë megjithë mend dhe luftoj për kuptimin e plotë të kësaj fjale, megjithë zemër. Drejtësi për të gjithë dhe drejtësi mbi këdo.

Uroj që Saimiri të provojë deri në fund që s’ka lidhje me këtë histori kriminelësh. Por këtë dua ta mësoj nga drita e së vërtetës dhe këtë dritë s’e kam as unë, as qeveria, as partia. E ka vetëm drejtësia që duhet të na e ndriçojë këtë udhëkryq mes llafeve e provave. Deri në fund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here