Cfare vendimesh po merren me dyer te mbyllura?

0
988

Këshilli i Mandateve dhe Rregulloreve po vijon punën për të përgatitur raportin përfundimtar për Saimir Tahirin, të cilin pritet ta dërgojnë në Kuvend.

 

 

Por burime të pakonfirmuara zyrtarisht brenda mbledhjes bëjnë me dije se ka shumë mundësi që anëtarët e këshillit të dalin me dy raporte të ndryshme.

Tashmë që Naço i LSI-së konfirmoi se do të votonte pro heqjes së mandatit të Tahirit, balancat në komisionin e përbërë nga 10 anëtarë ndryshojnë.

Kështu në njërin krah janë 5 anëtarët socialistë të këshillit dhe në krahun tjetër janë 4 demokratë, përfshi këtu edhe votën e Nasip Naços.

Të njëjtjat burime saktësojnë se demokratët do vijojnë të mbështesin kërkesën e prokurorisë, ndërsa socialistët do i dalin në krah Tahirit duke mos rënë kështu dakord për një raport përfundimtar të përbashkët.

E në rast mosdakordësie, palët do të dërgojnë në Kuvend edhe dy raporte të ndryshme, duke e lënë fatin e Saimir Tahirit në duart e deputetëve të Kuvendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here