Spaho,thirrje Rames: Ndalo presionet ndaj drejtesise dhe prokuroreve,te zbardhet çështja e Tahirit

0
924

Përmes një deklarate, kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të ndalojë presionet sipas tij ndaj drejtësisë dhe prokurorëve për çështjen Tahiri. Spaho thotë se kryeministri vijon t’i bëjë presion edhe me anëtarët dhe simpatizantët e PS të cilët sipas tij janë mbledhur para Kryesisë së Kuvendit në mbështetje të Tahirit.

 

 

Deklarata e Edmond Spahos: 
Pas presionit ndaj sistemit të drejtësisë të bërë me Ministrin e Brendshëm, presionin me anëtarët socialiste ne Keshillin e Rregullores, presionet nga deputetet e Rilindjes kanabiste, Edi Rama vijon presionin edhe me anetaret dhe simpatizantët e PS dhe kanabistet dhe ushtaret e klaneve te drogës tek Selia e Kryesisë te Kuvendit. I ka zënë keq paniku jo për Tahirin por per Edin te cilit po i afrohet perdite fundi. Ngjarjet ne Kuvend treguan farsën e “shtetit” te Rames dhe “drejtësisë” se tij. Keto ngrehina dhe vete PS jane kthyer ne struktura kriminale duke u habilizuar.
Edi Rama te largoje sa me pare kanabistet nga presionet qe i bëjnë drejtesise dhe prokuroreve tek selia e Kuvendit ndryshe do provoje zemërimin e qytetareve te cilët sot duan drejtësi dhe venien e krimit dhe te politikes se kriminalizuar me shpatulla për muri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here