VIDEO/ Si u shkatërruan ‘Habilajt’, 50 mijë përgjime, i penduari që çoi në pranga 61 persona. Emrat

0
2784

 

 Guardia di Finanza e Comos dhe Squadra Mobile e policisë së Ragusas, në kuadrin e operacionit të përbashkët me emrin e koduar “Balkan” kanë shkatërruar një organizatë ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe janë arrestuar tashmë në Itali disa elementë të bandës.

Në pranga kanë përfunduar shqiptarët Fation Hoxhaj (lindur më 1977), Erson Zhuka (1984), Roland Kalemaj (1976) dhe Mandi Hoxha, i njohur edhe si Gentian Hoxhaj. Eksponentët e tjerë të grupit ishin në qeli që më parë. Janë edhe gjashtë persona të tjerë ende në kërkim. Numrat e operacionit janë impresionues: 61 persona nën hetim, 28 prej të cilëve janë shqiptarë e 33 italianë; mijëra kilogramë marijuanë e sekuestruar.

Hetimi ka nisur që më 2012, kur organizata kriminale hyri me forcë në territorin e Modicas e nisi të zgjeronte aktivitetin. Operacioni “Blade” futi në burg 17 persona dhe bëri që hetuesit të zbulojnë organikën dhe mënyrën e veprimit të bandës, ndërsa “Balkan” i çon autoritetet drejt e te furnizuesit shqiptarë.

Të gjithë hetuesit kanë punuar në koordinim me Prokurorinë e Catanias dhe kanë arritur të mbledhin prova të mjaftueshme për arrestimin e dhjetëra personave, për të cilët është mësuar me saktësi edhe roli që kanë luajtur. Kjo edhe falë 50 mijë bisedave të përgjuara të anëtarëve të organizatës.

Ndër operacionet më të rëndësishëm të kryer nga autoritetet italiane është ai i nëntorit 2012 në Ragusa, ku u sekuestruan 90 gramë kokainë dhe u arrestua Sherif Sherif Duraj.

Në mars 2013, në Belpasso u arrestua Hysni Hoxha, me 90 kile kokainë dhe disa armë zjarri. Në të njëjtin vit, tre operacione, në Lentini, Sicli e Ragusa, çojnë pas hekurave italianin Michele Guglielmo Magro dhe shqiptarët Gazmend Bregaj e Edmond Hysenaj, si dhe sekuestrohen sasi të ndryshme marijuane.

Ndërkaq, agjentët e Squadra Mobile të Ragusas kanë filmuar dhjetëra takime të krerëve të organizatës, udhëtime të korrierëve ndërkombëtarë dhe deri në shitjet e drogës klientëve në sheshe e rrugë.

Por në prangat e policisë italiane do të binte edhe një italian tjetër.

Image

Sebastiano Sardo

Ky do të ishte edhe njeriu që do të sillte shkatërrimin e grupit Habilaj. Mafiozi sicilian do të kthehej në të penguar të Prokurorisë së Katanias dhe do të fliste për aktivitetet e tij të viteve të fundit.

Gjatë dëshmive të tij, ai ka folur për ‘Habilajt’, njerëzit që kishin ata në Katania e Itali, disa prej të cilëve ishin arrestuar edhe gjatë operacionit ‘Ballkan’.

Kjo ka qenë edhe dëshmia më e fortë e tij, që bashkë me hetimet 4-vjeçare çoi në pranga 11 persona, shqiptarë e italianë si dhe dëshmia që përfshiu në këtë çështje e hetim edhe ish-ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri.

Përgatiti SYRI.net

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here