Meta takim me kreun e Komunes se Ulqinit…

0
961
Meta (1)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Kryetarin e Partisë “Forca Demokratike”, njëkohësisht kryetar i Komunës së Ulqinit, zoti Nazif Cungu. Presidenti Meta vlerësoi kontributin e dhënë nga shqiptarët e Malit të Zi, në forcimin e marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe për Pavarësinë, anëtarësimin në NATO dhe integrimet evropiane të Malit të Zi.

Presidenti theksoi rëndësinë e përmirësimi dhe shtimin e pikave të kalimeve kufitar në mes të Shqipërisë dhe Malit të Zi, sidomos zgjerimin e kalimit kufitar në Sukobinë-Moriqan, si dhe mundësinë për kalimin e mallrave në këtë pikë të kalimit kufitar, duke pasur parasysh që kjo pikë e kalimit kufitar është e projektuar për kalimin e 400 mijë personave dhe tani ka tejkaluar mbi 2 milion persona në vit.

Meta theksoi rëndësinë e madhe që ka përkrahja e shqiptarëve të Malit të Zi për partitë shqiptare, si në zgjedhjet vendore ashtu edhe në ato qendrore, si parti që mbrojnë drejtpërdrejtë interesat e tyre. “Unifikimi i qëndrimeve të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi, do ta bënte më të lehtë realizimin e të drejtave të shqiptarëve, ashtu siç janë në Kushtetutën e Malit te Zi,” – theksoi Meta.
Ndwrkohw, zoti Cungu kërkoi ndihmë nga Presidenti Meta, që të ndikojë të autoritet qendrore të Malit të Zi, në përmirësimin e ligjit zgjedhorë në Mal të Zi, i cili do të përmirësonte dukshëm përfaqësimin e shqiptarëve në parlamentin e vendit.
Meta (1)

Meta (3)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here