Lidhje me ekstremistë të ISIS në Kosovë, dëbohen nga Italia shqiptari dhe maqedonasi

0
906

Dy persona, një shqiptar dhe një shtetas maqedonas janë dëbuar nga shteti italian për arsye të sigurisë kombëtare.

 

 

Mediat fqinje raportojnë lajmin, bazuar tek informacionet e Ministrisë e Brendshme italiane, ndërsa shkruajnë se një maqedonas 36-vjeçar dhe një 27-vjeçar shqiptar, banorë në provincën e Barit, ishin monitoruar prej kohësh nga policia, pasi rezulton që ata kishin marrëdhënie të ngushta shoqërore me disa marokenë pro-islamikë.

Mes të tjerash ‘Ansa’ shkruan se policia italiane kishte vërtetuar se dy personat në fjalë kishin bashkëpunim edhe me ekstremistët dhe predikues radikal të arrestuar në Kosovë për vepra terroriste. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga karabinierët dy emigrantët kishin në kompjuter materiale komprometuese me përmbajtje anti-perëndimore.

Fill pas këtyre zbulimeve, shqiptari dhe maqedonasi, identiteti i të cilëve nuk dihet, u dëbuan me avion për në shtetet e tyre. Për këtë vit janë lëshuar 89 urdhra dëbimi, ndërsa nga janari 2015 e deri tani, në total 221.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here