Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë

0
852

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, të cilët ankimuan 25 nenet e 3 ligjeve të Reformës në Drejtësi, përkatësisht ato që lidhen me statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për organet e gjyqësorit dhe vettingut.

 

 

Shoqatat e Gjyqtarëve në ankimimin e tyre kërkuan që gjykata të shfuqizojë si të papajtueshme me kushtetutën kushtet e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, konkretisht nenin 7 në pikat a dhe c ku thuhet se gjyqtarët në kohën e kandidimit, të kenë ushtruar funksionin e gjyqtarit për të paktën 10 vjet dhe të jenë vlerësuar të paktën “shumë mirë” në dy vlerësimet e fundit të performancës etike dhe profesionale.

Gjyqtarët kërkuan shfuqizimin e pikës 1 të nenit 59 ku thuhet se Kryetari dhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor zgjidhen në mbledhjen e parë të Këshillit nga radhët e anëtarëve jogjyqtarë me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve. Këtu kërkohet të hiqej fjala zëvendëskryetari.
Në pikën 8 të nenit 62, ku thuhej se Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit përbëhet nga 2 anëtarë jo gjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar, shoqata e gjyqtarëve kërkon që të hiqen fjalët 2 anëtarë jo gjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar. E njëjta gjë kërkohet edhe në pikën 13 të nenit 62 ku ligji citon: Për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, krijohet një komision i përkohshëm i përbërë nga 2 anëtarë jo gjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar.

Kërkesa në fjalë u depozitua më datë 25 maj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here