Homazhe për regjisorin – Lamtumirë Mihallaq Luarasi!

0
827

Është nderuar për herë të fundit një prej figurave më të shquara të artit shqiptar, regjisori Mihallaq Luarasi. Në homazhe morën pjesë familjarë, kolegë, personalitete të shumtë të cilët sollën kujtimet e tyre dhe ngritën lartë këtë artistë avangardë.

Familjarë, kolegë, personalitete i dhanë sot lamtumirën e fundit në ambjentet e Teatrit Kombëtar regjisorit, dramaturgut dhe publicistit, Mihallaq Luarasi, një prej figurave avangarde të artit shqiptar. Regjisori Pirro Milkani tha se arti tij ishte i një niveli të lartë.

Pirro Milkani: Është një nga figurat më të shquara të artit shqiptar, i cili ka bërë shumë vepra po njollat e murrme ka qenë një evenimet i jashtëzakonshëm i një mjeshtërie të lartë. Është një humbje e madhe por lë pas vetes një trashëgimi është një kujtim i ëmbël për një gjeneratë artistësh që i dhanë shumë artit shqiptar. Pati fatkeqësinë edhe familjare edhe personale që u ndëshkua për një kryevepër. Kujtoj momentin kur u dha ajo shfaqje në këtë godinë që ishte një mrekulli e jashtëzakonshme por që na ra si bombë, që ishte paralajmërimi se do të vinin ditë akoma më të këqija për artin shqiptar.

Artistja e shquar, Roza Anagnosti, tregon mes lotësh se regjisori Luarasi ishte një njeri që mbarte forcë dhe se deri në fund shqetësimi i tij ishte për dramën shqipe.

Roza Anagnosti: Është një moment i vështirë. Nuk gjej fjalë. Humbi një artist i madh por besoj që veprat e tij do ngelen. Një jetë tepër komplekse mirëpo forca e artistit e tregon veten deri në fund me veprat e tij, me shkrimet e tij, me shqetësimet e tij. Një bashkëpunim shumë i mirë dhe i bukur orfeu zbret në ferr nuk u shfaq unë aty kisha rol kryesor bashkë me margaritën. Ishte një mrekulli ardhja e tij nga studimet dhe gjithë kontributi në akademi, në teatër, në anën teorike, në anën kritike deri në fund shqetësimi i tij ishte për dramën shqipe në të gjitha shkrimet e tij.

Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi u shpreh brezi i tij jetonte me artin e mjeshtrave si Mihallaq Luarasi.

Gramoz Ruçi: Të rinjtë e asaj kohe jetonin, jetonin me krijimtarinë e këtyre njerëzve të mëdhenj. Këtë ma ka prurë pikërisht ajo nostalgji dhe nuk kisha sesi dhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe si kryetar i parlamentit të mos respektoja këtë njeri kaq të madh me vlera kaq të mëdhaja që i ka dhënë vendit dhe që vuajti për arsye të krijimtarisë së tij.

Mihallaq Luarasi lindi në vitin 1928 në Korçë, studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve të teatrit dhe filmit në Budabest të Hungarisë.

Për herë të parë ai u ngjit në skenë me tragjedinë e Shilerit “Intrigë dhe dashuri”e cila korri një sukses të jashtëzakonshëm duke qëndruar në repertor të Teatrit për shtatë vite.

Në krijimtarinë e tij spikasin veprat: “Njolla e murrme”,  “Dragoi i Dragobisë”, “Dhelpra dhe rrushtë”, “Mosha e bardhë”, “Banorët e shkallës nr. 6”, “Rrugë të tërthorta” dhe “Një dashuri e tille”.

Një moment i errët jo vetëm për çiftin Luarasi por dhe për artin shqiptar do të ishte festivali i 11 i cili solli dënimin e tij dhe të disa artistëve të tjerë kohën e diktaturës.

Regjisori Luarasi u nda nga jeta në moshën 88 vjeçare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here