Ndërprerja e fondeve – Akademikët kërkojnë takim me Ramën për reformimin e Akademisë

0
773

Asambleja e Akademisë së Shkencave u mblodh urgjentisht pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për prerjen e financimeve në një kohë që kreu i qeverisë e cilësoi atë si institucion sovjektik.

Pas mbledhjes ku do të konkludohet me një raport për autoritetet qeveritare, kryetari i zgjedhur Gudar Beqiraj tha se të gjithë anëtarët janë dakord për reformim por kjo nuk mund të bëhet duke hequr buxhetin vjetor.

Beqiraj:  Unë e thashë që nuk do ndodhë kjo, me siguri nëse nënkuptohet ajo që thotë kryeministri që duhet të reformohet Akademia. Reformimi i Akademisë nuk mund të bëhet pa para.

Në mbledhjen e Asamblesë u diskutua dhe një propozim i ardhur për bashkimin e Akademisë me institute të tjera siç është ai i Albanologjisë, Historisë dhe Letërsisë.

Në këtë pikë, Profesor Doktor Artan Fuga nuk pajtohet edhe pse e ka mbrojtur fuqimisht reformën.

Nëse ndërmerret ky hap, ai deklaron se do të shkëpusë marrëdhënien me Akademinë e Shkencave.

Fuga: Nëse Akademia e Shkencave hyn në këtë rrugë, në rrugën e dominimit të instituteve unë po ju them publikisht që, që në atë çast do jap dorëheqjen si anëtar i Akademisë së Shkencave.  

Një tjetër anëtar i Akademisë së Shkencave, Apollon Baçe, është dhe më i ashpër në krahasimin që i bën diskutimit të krijuar në Shqipëri.

Baçe: Është një fis nga Afrika, shagaxulo, të cilët vajzave në çdo ditëlindje u japin nga një unazë që e vënë në qafë. Kur bëhet 25 vjeç, kuptohet që ka 25 unaza, nuk ka dënim me vdekje, vetëm i ofrohet ti hiqen unazat. Është e atrafizuar komplet dhe vdes. Në rast se ofrohet se do të hiqen fondet atëherë më mirë të thotë që të mbyllë Akademinë.

Akademikët kërkojnë takim me kryeministrin Edi Rama për ti parashtruar idetë dhe propozimet e tyre sesi mund të reformohet Akademia e Shkencave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here