12 PREFEKTËT E RINJ, REAGON BASHA: DISA PREJ TYRE KANË QËLLIME TË FSHEHTA DHE KANE LIDHJE ME MAFIOZET

0
985

 

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot 12 prefektët e rinj në qarqe.

Menjëherë, vjen reagimi i kreut të opozitës, Lulzim Basha dhe i cilëson ata si shërbëtorët e rinj të kryeministrit. Madje, sipas Bashës disa prej tyre kanë qëllime të fshehta dhe se kanë lidhje me familjet mafioze.

“Llustraxhiu doli sot me 12 sherbetore te rinj, ne nje perpjekje te deshperuar per ta cuar vemendjen diku tjeter, i zene sic eshte nga skandali i madh i narko-shtetit. Po clidhje kane ca te emeruar, qe as nuk do te marrin fryme pa lejen e tij, kur pushtetin e vertete ai e ndan me kupolen mafioze e me oligarket e tenderave. Sic jane punet, 12 prefektet jane 12 anetaret e rinj te bandes. Ndoshta, ka prej tyre qe nuk jane nisur me ate qellim, por shpejt, do ta shohin veten si notere e sherbetore te habilajve e familjeve mafioze qe jane realisht prefektet e Edi Rames ne 12 qarqet e vendit”, shkruan Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here