Meta priti ne takim ambasadorin turk në Tiranë, ja çfarë diskutuan

0
841

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar.

Në takimin e zhvilluar mes tyre dy personalitetet vlerësuan marrëdhëniet tradicionale dhe të partneritetit të shkëlqyer mes dy vendeve dhe shprehu vullnetin për t’i forcuar më tej këto marrëdhënie, në të ardhmen, në të gjitha fushat me interes për të dy vendet dhe popujt tanë.

Presidenti Meta nënvizoi gjithashtu edhe rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në kuadrin e NATO-s dhe në atë të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here