Berisha publikon foto te biznesmenit O.S me ish-ministrin Tahiri

0
981

Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto të qytetarit dixhital ku shfaqet biznesmeni O.S së bashku me ish ministrin Saimir Tahiri. Sipas mesazhit të qytetarit dixhital fotoja është bërë në komisariatin numër 6 në Tiranë.

 

 

Biznesmeni O.S u ndalua nga policia në Elbasan në datë 1 nëntor 2017, pasi nuk iu bind postobllokut të policisë. Pas kontrollit, policia gjeti në mjetin e tij 800 mijë euro dhe dy dëshmi të aftësisë për leje drejtimi në emër të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Biznesmeni O.S., 25 vjeç ishte ndaluar më 1 nëntor nga policia por vetëm sot, arrestimi i tij u bë publik nga kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili akuzoi policinë për fshehjen e ngjarjes dhe i kërkojë Prokurorisë të hetojë. 25-vjeçari deklaroi në polici se paratë i kishte për likuidimin e faturave për blerje hekuri nga babai i tij dhe se patentat i kishte harruar në makinën e tij shoferi i Tahirit. O.S. deklaroi se ishte mik me Tahirin dhe udhëtonin shpesh bashkë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here