Panucci i ‘rrëmben’ Suedisë ish-lojtarin e Liverpool

0
1275

 

Christian Panucci grumbulloi në Kombëtare lojtarin Astrit Ajdareviç, mesfushorin me tipare sulmuese nga Kosova, që luan aktualisht për AEK-un e Athinës.

Kush është Astrit Ajdareviç?

Ai ka lindur në Prishtinë në 17 prill 1990, por familja e tij jeton në Suedi, duke mbajtur dhe nënshtetësinë e shtetit baltik. Karrierën si futbollist e nisi me skuadrën e Falkenberger në Suedi, fillimisht me moshat dhe më pas me ekipin e parë.

Në janar të vitit 2007, futbollisti me origjinë shqiptare transferohet tek ekipi i famshëm anglez Liverpool ku luan për dy sezone dhe më pas huazohet tek ekipi i Leiçester.

Pas përfundimit të huazimit tek Leiçester mesfushori rikthehet tek Liverpool e më pas sërish tek ekipi i Leiçester. Ndërsa pas vitit 2010 luan me ekipe si Norrkoping, Standrad Liege, Charlton dhe Orebro, ndërsa në janar të këtij viti është transferuar tek AEK Athens.

Astrit Ajdareviç është grumbulluar më herët me përfaqësuesen e moshave të Suedisë, ndërsa me përfaqësuesen e Shpresave të Suedisë ka luajtur 16 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.

Debutimi me Shqipërinë vjen në një moshë jo të natyrshme për një lojtar, por shërbimet e tij për ekipin kombëtar të Shqipërisë janë të rëndësishme, sidomos në rolin ku ai luan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here