Agron Duka: Zgjedhje më të padrejta nuk kemi pasur kurrë

0
1381
Z. Duka të mërkurën e  kaluar zhvilluat një takim me përfaqësuesit e OSBE/ODIHR-it për analizën e raportit përfunidmtar të zgjedhjeve të 25 qershorit. Cili ishte qëndrimi i PAA-së?
Si Kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste i njoha përfaqësuesit e OSBE-së me atë që ishte këndvështrimi ynë mbi zgjedhjet e 25 qershorit. Normalisht vizioni ynë mbi ecurinë e gjërave ishte krejt tjetër nga ai i pasqyruar nga funksionarët ndërkombëtar. Madje unë pohova në atë mbledhje se ne dhe ata jemi të vetdijshëm sesi kanë qenë ato zgjedhje, por ajo që na ndanë është mënyra sesi ata e raportojnë situatën.  Raporti i OSBE-së është realisht një version i zbutur i fakteve për të cilat ne kemi qenë dëshmitarë. Nga përvoja ime politke kam parë mjaft situata të këqia, ka pas mazhoranca që kanë ardhur në pushtet duke u mbështetur tek të fortët dhe kriminelët, por një miksim kaq të fortë sa ai i që po përjetojmë nuk kishte ndodhur kurrë, zgjedhje më të padrejta nuk ka pasur kurrë  në Shqipëri.
Përtej zgjedhjeve, për çfarë  biseduat me përfaqësuesit e OSBE? 
Ishte rasti më i mirë për ne, përfaqësuesit e partive të vogla, për të folur për reformën zgjedhore, dhe pse mungesa e kësaj reforme,  dhe sesi cilësia e dobët dhe ndëshkuese e këtij kodi elektoral për partitë e vogla na pruri në situatën politike aktuale.  Për ne është e domosdoshme që reforma të jetë gjithëpërfshirëse dhe trasparnete, të mos mbetet në dorë të dy partive të mëdha. Kërkojmë element mazhoritar në kodin zgjedhor, sistemi i emërimeve nga lideri i kandidatëve, kuturu nëpër rrethe, pa lidhje me komunitetin, bllokon jetën demokratike të vendit.
Kërkuam gjithashtu përfshirjen e teknoologjisë në zgjedhje. Numërimi elektronik, është i domosdoshëm pasi të gjithë jemi dëshmitarë me atë që ndodhë me votat e partive të vogla, ato janë plackë lufte për partitë që kontrollojnë sistemin zgjedhor. Ky nuk është vetëm një problem i joni si përfaqësues politik, por i atyre qindra mijëra shqiptarëve që nuk përfaqësohen, jo vetëm për shkak të kodit zgjedhor, por të tjetërsimit të vullnetit të tyre.
Në seancën plenare të së enjtes Erion Braçe, kryetar i Komisionit të Ekonomisë, nga ngritur shqetësimin për situatën thuajse të falimentuar ku ndodhen bujqit, për shkak të mungesës së rregullatorëve që u lejon tregtarëve të diktojnë çmimet e produkteve bujqësore. Çfarë mendoni për pohimet e z. Braçe? Cila është gjendja reale e bujqësisë?
Shqetësimet që ngriti z. Braçe të enjten nuk janë gjë tjetër veçse ato që Partia Agrare Ambientaliste ka muaj, vite, që denoncon. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë thotë se fermerët ose bujqit nuk sigurojnë as paratë për mbjelljet e sezonit të ardhshëm, ndërsa dy vjet më parë kryeministri  u kërkonte bankave të nivelit të dytë të kreditonin projektet në bujqësi për të cilat sipas tij risku i dështimit ishte shumë i vogël, për të mos thënë inekzistent. Kjo pra është tradhëtia e madhe që iu bë bujqësisë në këto katër vite. Jo vetëm që nuk u dhanë fonde, por kërkojnë t’i përfshijnë fermerët në skema që një qytetarë i thjesht i ka të pamundura për t’i kuptuar, duke rritur burokracinë, dhe pakësuar ndihmën ndaj fermerit. Partia Agrare Ambientaliste e ka prioritet rimbursimin e drejtpërdrejtë të fermerit. Sot më vjen mirë që deputeti i mazhorancës flet me këto terma për bujqësinë. Por fatkeqësisht  më duhet të them se 2017 ishte një tjetër vit i dështuar për mbështetjen ndaj këtij sektori, fondet që ishin parashikuar u tërhoqën. Bujqësia pothuajse është harruar.
Z. Duka çfarë i mungon bujqësisë shqiptare për të qenë një sekrtor konkurrues në vend dhe rajon?
Ajo që i mongon bujqësisë sonë është vullenti për të krijuar  politika të mirëfillta për të. Mungon vullenti për të krijuar mekanizma për  zbatimin e politikave por mbi të gjitha, fatkeqësisht, mungon seriozitet në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet bujqësia. Zonat rurlae janë transformuar në tokë të askujt, dhe hambar votash pë rata që shkojnë aty me canta me lekë dhe jo për të sjellë një ndryshim real ekonomik.
Nëse kjo mazhorancë, ndihet sadopak përgjegjëse për cdo dështim në këtë degë të rëndësishme të ekonomisë shqiptare, në projekt-buxhetin e 2018, le t’i japin sektorit të bujqësisë atë që i takon. Dyshojë se kjo do të ndodhë, por nëse do të kenë këtë vullent, do të jem i pari që do të ketë një qasje konstruktive ndaj zhvillimeve positive për bujqësinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here