Komunikimi javor/Rama pohon me krenari: 2017-ta e nxori Shqiperine nga harta e kanabisit

0
910

Kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij javor në faqen e tij të ‘Facebook’-ut pohoi me krenari faktin se 2017-ta e nxori Shqipërinë nga harta e kanabisit, pas raportit që u publikua ditën e premte nga autoritet italiane.

 

Ai theksoi se 40 orë më parë e gjithë Shqipëria dhe partnerët tanë u njohën me luftën kanabisit. Kjo deklaratë përkon me vizitën e dy ditëve më parë të ministrit të Brendshëm italiane, Marco Minniti. Mes të tjerash ai paralajmëroi se pas kësaj faze, nis faza e dyte; goditje pa pushim deri në eliminim të rrjeteve kriminale.

“40 orë më parë e gjithë Shqipëria u njoh me raportin vjetor për çrrënjosjen e kanabisit. Kemi mbyllur një cikël që mbajti të mbërthyer Lazaratin dhe sapo e kemi përfunduar këtë vit me një fitore të qartë pas një beteje pëllëmbë për pëllëmbë. 2017 është viti i heqjes së Shqipërinë nga kultivim i kanabisit. Vetëm shurdhët që nuk duan të dëgjojnë mund të gjejnë fjalë tjetër përveç fjalës sukses. Policia është përplasur fort me paligjshmërinë dhe krimin. Vetëm 2 vitet e fundit kemi sekuestruar 80 milionë euro nga paratë e krimit. Mirënjohje dhe falënderime për drejtuesit e policisë që mundësuan suksesin e madh që tregoi raportin e këtij viti. Historia e kultivimit të kanabisit i përket të shkuarës dhe tashmë nuk do kthehet në shqetësim”- tha Rama, i cili këtë herë komunikimin e tij e ka bërë nga Vlora.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here