Nora Malaj jep alarmin: Ka rënë gongu,qeveria përballë një pakti

0
1041

Deputetja e LSI, Nora Malaj, dha alarmin për situatën në të cilën ndodhet vendi. Duke folur për mikrofonin e Report Tv, në përfundim të Konventës së LSI, Malaj tha se ka rënë gongu për qeverinë e krimit dhe të drogës.

Sipas saj, ka ardhur koha që drejtësia të bëjë punën e saj, ku të gjithë pushtetarët që kanë larë duart me krimin të jenë pjesë e vendimmarrjes. Më tej, deputetja foli për aksionin e LSI, që sipas saj, ka nisur që sot me debate, e që pritet të përshkallëzohet në marshime konkrete ditët në vazhdim.

“Ka rënë gongu për qeverinë, që është etiketuar si qeveri i krimit dhe drogës, nga shqiptarët dhe ndërkombëtar. Situata është alarmante për fatin e çdo qytetari, çdo individi që mendon se vendi duhet bërë, por nuk duhet të jetë pjesë e Kolumbisë. Janë histori të faktuara dhe ka ardhur momenti që drejtësia të bëjë punën e saj, por që kjo të ndodhë, duhet që të gjithë pushtetarët që kanë larë duart me krimin të jenë pjesë e kësaj vendimmarrje. Boll më me historinë se ‘çfarë do presim nga Shqipëria’. Sot duhet të bëjmë një kontratë të re sociale me çdo shqiptar të ndershëm kundër kanabizimit të vendit. Sot qeveria është përballë një pakti, që duhet që Rama të ikë. Sot ka filluar protesta, që nga debatet e deri te marshimet konkrete në ditët e ardhshme”, tha Malaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here