TIFF 2017 mbërrin në Tiranë në edicionin e 15-të me premiera kombëtare e botërore

0
731

TIFF (Tirana International Film Festival ) eventi më i rëndësishëm kinematografik, që zhvillohet në Shqipëri, na fton sërish të pikturojmë të ardhmen tonë me filma në edicionin e 15-të.

TIFF 2017, do të mbahet në sallat e kinemave Imperial te kinema Agimi, Teatri i Kukullave dhe TULLA Culture Center nga data 3-11 nëntor. Motoja e këtij edicioni të 15-të është: Pikturo jetën -Krijo të ardhmen (Picture your Life – Create the Future).

Ky është eventi më i rëndësishëm kinematografik jo vetëm për nga vjetërsia dhe eksperienca, por edhe për numrin e madh të aplikimeve dhe aftësinë selektive të filmave, programit të pasur dhe zbulimeve interesante, shkruan ‘ata’.

TIFF vazhdon të mbetet një festival indipendent, që ka për qëllim të zbulojë e promovojë atë kinematografi europiane e botërore, që për fat të keq mbetet jashtë rrjetit komercial të distribucionit. 1,511 aplikime nga 113 vende të botës dhe 254 filma të përzgjedhur tregon edhe njëherë reputacionin e lartë që TIFF ka arritur ndër vite me një seleksion të kuruar imtësisht dhe një program të pasur artistik.

Pothuajse të gjithë filmat që do të shfaqen në TIFF 2017 janë premiera kombëtare e disa prej tyre edhe premiera rajonale, europiane e botërore.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here