Tuesday, May 7, 2024
Home Politikë PS çon në Kushtetuese mandatin e kryebashkiakut të PD Agron Kapllanaj

PS çon në Kushtetuese mandatin e kryebashkiakut të PD Agron Kapllanaj

0
1687

 

Partia Socialiste ka çuar në Gjykatë Kushtetuese mandatin e kryetari të Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj nga radhët e PD.

Kërkesa është depozituar në Kushtetuese nga 49 deputetë socialist, kjo pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i hoqi mandatin Agron Kapllanajt.

Pak ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi me 4 vota kundër të anëtarëve të  opozitës, kërkesën e dy anëtarëve të PS-së,  për ti hequr mandatin kryetarit të bashkisë së PD-së Mallakastër, Agron Kapllanaj.

PS kërkoi heqjen e mandatit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të  parakohshme në Mallakastër pasi kreu aktual është subjekt i dekriminalizimit.

Më herët sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla akuzoi Prokurorinë e Përgjithshme se ka shkelur ligjin lidhur me rastin e Kapllanajt.

Sipas  Ballës Kapllanaj ishte i dënuar me 2 vjet heqje lirie në vitin 2004 por prokuroria ka mbyllur sytë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here