SHISNIN DROGË NË MES TË TIRANËS, POLICIA ARRESTON 2 SHPËRNDARËSIT, NË KËRKIM 1 TJETËR (EMRAT)

0
1206

 

Policia e Tiranës në sajë të operacioneve anti-drogë të zhvilluar në kryeqytet ka arrestuar 2 persona si dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër.

Dy të arrestuarit janë Gentian Kalemi 37 vjeç, banues në Tiranë si edhe Ahdi Zeqollari, 24 vjeç, banues në Pogradec, ndërsa 25-vjeçari me iniciale J.B është shpallur në kërkim.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË

Më datë 06.11.2017, Specilistët e Seksionit për Narkotikët, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Gentian Kalemi, 37 vjeç, banues në Tiranë

Ahdi Zeqollari, 24 vjeç, banues në Progradec.

Si dhe shpalljen në kërkim të shtetasit J. B., 25 vjeç, banues në Korçë

Në bazë të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e PolicisëTiranë, për parandalimin, identifikimin dhe goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike, është bërë e mundur indentifikimi i dy shtetasve të cilët merreshin me këtë aktivitet të kundraligjshëm si dhe është shpallur në kërkim një shtetas i tretë.

Më konkretisht: – Në Rrugën “Hoxha Tasim”, është ndaluar automjeti i markës “Audi”, me drejtues shtetasin Gentian Kalemi, ku nga kontrolli në brendësi të automjetit është konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Kokainë, si dhe gjatë kontrollit të banesës i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 90.2 gramë fara të dyshuara narkotike të llojtë Cannabis Sattiva, si dhe shumat monetare 36440 Franga Zviceriane, 170 Euro, 100 Cent Bolivian, 5 Leji Rumun, 77 000 Lekë. –

Në Rrugën Sami Frashëri, është ndaluar automjeti i markës “Renault”, ku në drejtim të mjetit ishte shetasi J. B., dhe pasagjer Ahdi Zeqollari, ku drejtuesi i automjetit porsa ka parë policinë ka braktisur automjetin edhe është larguar me vrap, i cili është shpallur në kërkim nga Policia.

Gajtë kontrollit të automjetit është gjetur një leje drejtimi Italiane e falsifikuar me gjeneralitetet M. Z., por me fotografinë e shtetasit J. B. Pas kontrollit fizik të shtetasit Ahdi Zeqollari, i janë gjetur me vete dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22.4 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Heroinë”.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhërit të policisë së rendit publik” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, parashikuar nga Nenet 283/1, 242 dhe 189/1 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here