Qytetarët e çojnë në Parlament Ligji “Tahiri”, 2 vjet burg kush vret kafshë

0
902

 

Në vitin 2016, ministri i Brendshëm i asaj periudhe, Saimir Tahiri, propozoi një nismë për të ndryshuar ligjin aktual në mbrojtje të kafshëve.

Tahiri pohoi asaj kohe, se keqtrajtimi dhe varsja e kafshëve duhet të ktheheshin në vepra penale të dënueshme.

Kur ishte harruar disi si çështje, e mbuluar nga problematika të tjera politike më të mprehta të kohëve të fundit, një nismë ligjore i është paraqitur Parlamentit nga 20,000 zgjedhës, bazuar në nenin 81 të Kushtetutës, për miratimin e disa dispozitave në Kodin Penal kundër dhunës ndaj kafshëve.

Në projekt-ligjin e propozuar parlamentit, ndër të tjerat, kërkohet që “Cilido që, i motivuar nga ligësia apo pa arsye vret një kafshë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në dy vite”.

Gjithashtu, është propozuar që “Braktisja e kafsheve të shoqerimit ose atyre të mbajtura në robëri përbën kundervajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 10.000 deri ne 30.000 leke” dhe se “Cilido qe, pa arsye te ligjshme, plagos nje kafshe, apo e nenshtron ate ndaj veprimeve qe sjellin vuajtjen e saj, denohet me burgim nga kater muaj deri ne nje vit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here