Kapen 4 “skifterët” shqiptarë në Itali

0
1311

 Policia italiane ka arrestuar 4 të rinj shqiptarë në bregdetin e Porto d’Ascoli pasi akuzohen për vjedhje. Ata ishin kthyer në tmerrin e shumë banorëve duke grabitur shtëpitë mes Riveras dhe rrethinave, por edhe në Vibrata Val dhe Fermo.

 

 

Natës midis të mërkurës dhe të enjtes, agjentët e policisë arrestuam shqiptarët Arlin Çera, 32 vjeç, Mateo Gjeta 28 vjeç, Rigels Vlashi 24-vjeç dhe 25-vjeçari Admir Vata.

Ata janë gjithashtu përgjegjës për serinë e vjedhjeve gjatë dy javëve të fundit në Monteprandone.  Të rinjtë janë dërguar në burgun e Marino del Tronto.

Gjatë kërkimeve të mëvonshme në vendin ku jetonin të rinjtë, janë gjetur shumë nga sendet e vjedhura përfshirë telefona celularë, orë të shtrenjta, bizhuteri, para, çanta, etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here