Luan Rama: Shqiperia dhe shqiptaret meritojne zgjedhje te lira dhe te ndershme

0
778

Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, deputeti Luan Rama ka reaguar sërish për mbledhjen e sotme. Ai thotë se mbledhja e parë e Komisionit për Reformën Zgjedhore është një hap pozitiv, ndërsa shton se Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira e të ndershme.

 

 

Sakaq, në postimin e tij në rrjetin social “Facebook”, Luan Rama sulmon dhe ambasadorin e OSBE në Shqipëri, pasi e quan ushtar të Ruçit.

“Shqipëria meriton zgjedhje sipas standardeve të OSBE/OHDIR-it, pavarësisht se në mbledhjen e parë ambasadori i OSBE-së u shfaq si ushtar i Gramozit!”, shkuan ndër të tjera deputeti i LSI-së.

POSTIMI I PLOTE

Sot u mblodh për herë të parë komisioni parlamentar për reformën zgjedhore!
Le të shpresojmë që më në fund do të realizohet një reformë reale, që zgjedhjet të garantojnë integritetin dhe barazinë e votës dhe që banditët të mos jenë më as pjesë, as prapavijë dhe as pararojë e politikës!
Shqipëria meriton zgjedhje sipas standardeve të OSBE/ODHIR-it, pavarësisht se në mbledhjen e parë, ambasadori i OSBE-së u shfaq si ushtar i Gramozit! Për ta harruar atë skenë groteske, po rilexoj këtë fundjavë “Ushtarin e mirë Zhvejk”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here