Pas arrestimit të gjyqtarit të Apelit në Tiranë Shkëlqim Miri, nën hetim janë vënë edhe gjykatës të tjerë, por që ende nuk është vendosur asgjë për ta. Kjo, pasi çështja në shkallën e parë është gjykuar në Burrel.
Tre vite më parë Prokuroria e Përgjithshme paralajmëroi arrestimin e disa gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që kishin shqyrtuar çështjen. Atëherë u tha se hetimi u dekonspirua dhe nuk u vazhdua më tej. Por me sa duket gjatë gjithë kësaj kohe, Miri ka qenë nën vëzhgim. Paralelisht Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur edhe hetimin pasuror për të parë nëse ka shuma të tjera parash që nuk justifikohen nga paga e tij. Pritet të mblidhet edhe KLD. Kjo është hera e parë që arrestohet një gjyqtar i tillë, pasi Miri është një gjyqtar elitar i nivelit të lartë. Më parë ka pasur arrestime të gjyqtarëve të nivelit më të ulët. Miri ka pasur një karrierë të gjatë dhe ka shqyrtuar jo pak çështje të rëndësishme.