U ndeshkua nga policia se shkeli rregullat, kryebashkiakja Ademi justifikohet sikur po bisedonte me policet per situaten e qarkullimit

0
1911

 

Pasi u ndalua nga patrulla e policise se Shkodres se theu rregullat e qarkullimit rrugor, kryetarja e bashkise Shkoder, Voltana Ademi ka reaguar permes nje statusi ne faqen e bashkise. Ne te thuhet se, Ademi u ndal per te diskutuar me policine pasi ishte e indinjuar per situaten e qarkullimit rrugor ne qytet.

Statusi i plote:

“Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka preferuar të ndalet e të diskutojë vetë me Patrullen e policisë në Shkoder, e indinjuar nga situata e qarkullimit rrugor.
Patrulla policie që gjoja janë nē shërbim dhe nuk kryejnë punën.
Krijojnë me shumë probleme se sa zgjidhin punë.
Janë në territor dhe bëjnë sikur nuk shohin që ka parkime dyshe në çdo rrugë, që parkohen makina në vende që nuk lejohet parkimi e perkundrazi është rrugë e destinuar për biçikleta. Janë në territor dhe nuk veprojnë kur qytetarët nuk mund të kryejnë shërbimet e veta për shkak të bllokimit të rrugës në mënyrë të padrejtë.Në shumë rrugëve prej vitesh janë parkuar në mes të rrugës makinat “për shitje”.
Edhe pse Bashkia ka vënë në dispozicion karroatrecët përkatës për të liruar hapësirën publike, drejtoria e policisë akoma nuk gjen hapësirë për t’i zhvendosur këto makina.
Situata e trafikut në Shkodër është e parregulluar.
E përveç angazhimit me instrumentet dhe mbështetjen e saj, Kryetarja ka kërkuar që policia të bëjë punën e jo të shkel syrin, të bëjë “sikur punon”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here