Gati centrali i sterilizimit

0
840

Çela: Inagurimi i tij do te behet ne fund te nentorit

1 muaj pas vizites se Ministres se shendetesise Ogerta Manastirliu ne spitalin rajonal te Shkodres, ku beri publike nisjen e punimeve per centralin e sterilizimit, ky i fundit brenda pak ditesh do te jete gati. Data 20 nentor do te shenoje inaugurimin e tij nga kryeministri Edi Rama, i cili paralelisht pritet te prezantoje edhe drejtuesin e ri te kesaj qendre shendetesore. Centrali vjen si pjese e partneritetit publik – privat, nje nga formulat e aplikuara gjeresisht nga qeveria.

Ne kete forme 20 nentori vendos perfundimisht edhe prezantimin e drejtuesve te ri te spitaleve, por edhe shenon nisjen e modelit te ri te drejtimit te ketyre qendrave, ashtu siç premtoi ne nisje te konkursit ministrja Manastirliu. Spitali i Shkodres vitet e fundit ka patur nje sere investimesh, por sfida me e madhe mbetet furnizimi me medikamente dhe arritja e standarteve te kerkuara te sherbimit per pacientet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here