Zbulohet emri i policit te implikuar me trafikun e droges ne Velipoje. Eshte vëllai i zv.drejtorit të Kufirit

0
4220

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike u zbulua nga Policia në fshatin Vilu të Velipojës në Shkodër, kur rreth 1 ton kanabis ishte gati për tu transportuar me skaf me destinacion Italinë.

Policia i kapi në flagrancë disa nga trafikantët teksa zhvendosnin drogën nga një furgon për në skaf. Ende nuk ka një informacion zyrtar nga Policia për këtë ngjarje, por paraprakisht mësohet se në mesin e personave të arrestuar është edhe një efekti i policisë si i përfshirë në këtë trafik. Bëhet fjalë, për Prel (Enriko) Zylja, Vëllai i zv.shefit të Kufirit në Shkodër, Ndrek Zylja.

 

Në operacion kanë marrë pjesë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga Tirana dhe e gjithë dnërhyrja është bërë në moment të fundit, duke u mbajtur sekret nga policia në mënyrë që të shmangte mundësinë e dekonspirimit. Për vetë faktin që i përfshirë rezultoi edhe një efektiv i forcave të policisë. Oficeri i policisë mësohet se është prangosur në flagrancë në momentin që ka nisur operacioni antidrogë.

Policia sekuestroi furgonin dhe gomonen, ndërsa në pritje të deklaratës zyrtare, do të mësohet edhe pesha e saktë e lëndës narkotike të sekuestruar.

Burime nga Policia e Shkodrës, thonë se grupi i personave po hetohej prej kohësh nga policia, ndërsa u prit momenti që ata të kapeshin në flagrancë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here