Atentat në Athinë, plagoset rëndë shqiptari. Autorët u afruan me dy motorë dhe…

0
1086

Një shqiptar dhe një grek janë plagosur rëndë në një atentat me armë në lagjen Pangrati të Athinës. Ata ndodheshin në një automjet në kohën që 4 ekzekutorët u afruan me dy motor dhe hapën zjarr me pistoleta.

Makina ku udhëtonin shqiptari 31-vjeçar dhe greku 28-vjeçar ishte e marrë me qira. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në orën 09:35 në kryqëzimin e rrugëve “Eftixidou” dhe “Vriaksidos”.

Drejtuesi ka arritur të lëvizë mjetin deri në kryqëzimin e rrugëve “Eftixidou” dhe “Ymitou” ku erdhën ambulancat. Atentatorët janë larguar më këmbë drejt Pagratit. Një nga të plagosurit morri plagë në këmbë e tjetri në mes. Mediat greke thonë se dyshohet për 4 atentatorë. Njeri nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë.

Para ngjarjes dy të plagosurit kishin bërë sherr me një tjetër person jo shumë larg vendit të ngjarjes.
Ndaj dyshohet se krimi ka ndodhur për larje hesapesh.

Një dëshmitar në vendngjarje ka folur për protothema.gr duke thënë se një nga atentatorët ishte i veshur me një këmishë të kuqe dhe se të rinjtë po bërtisnin pas të shtënave ‘këmbët e mia, këmbët e mia.” Njerëz të tjerë që panë incidentin thanë se ata u sulmuan me të shtëna në të dy anët e makinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here