Denoncimi/Berisha: Nga Porto Palermo bëhet trafik droge,ja kush jane organizatoret

0
1031

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se nga Porto Palermo vazhdon trafiku i drogës.

 

 

Një qytetar dixhital denoncon tek Berisha se nga Porto Palermo bëhet trafik droge dhe se organizatorë sipas tij janë ish-komandanti i Postës së Himarës dhe ish-shefi i kufirit të Dhërmiut. Madje qytetari thotë se edhe mbrëmjen e kaluar ka parë se si kryhej transporti.

STATUSI I BERISHËS
Nga Porto Palermo vazhdon trafiku shtetëror i drogës!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Prsh Doktor. Jam një qytetar nga bashkia e Himarës. Dua t’ju informoj me gjendjen e trafikimit të hashashit në zonën e Porto Palermos. Sa herë që del gomonia e policisë në det dhe furgoni i policisë në qarkullim ndodh që transportohet hashash. Këtë fenomen e kam parë shumë herë. Mund t’ju them se organizatori i këtij trafiku është ish-komandanti i postës së Himarës. Viktori bashkë me Sokolin ish-shefi kufirit të Dhërmiut të cilët kanë edhe disa polica të thjeshtë. Dua t’ju them se sonte kryhet transport e pashë me sytë e mi. Ju lutem në qoftë se e publikoni këtë mos më nxirrni në skenë anonim ju lutem.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here