Kuqeblutë, edhe të dielen stervitje

0
790

Gjoka, optimist për sfiden me lushnjarët

Edhe pse ditë e diele, ndërkohë që vijnë menjëherë pas ndeshjes miqësore të luajtur pasditen e së shtunës me Vllazninë B, tekniku Gjoka nuk e ka lënë pushim skuadrën. Në orët e paradites, kuqeblutë kanë konsumuar një seance stervitore të karakterit fizik në një nga palestrat e qytetit. Nga sa bëhet e ditur, pushim do të jetë vetem pasditja e së dieles, ndërkohë që skuadra do t’i rikthehet procesit stervitor mesditen e së hënës. Përqëndrimi tashnë është tërësisht për ndeshjen e mesjaves me Lushnjen, për të cilen trajneri Gjoka thotë se skuadra e tij është gati për këtë ndeshje.

Për Gjokën, problem i ngërçit psikologjik që përfshiu skuadrën gjatë fazës së parë të kampionatit, stafi aktual ka punuar me përkushtim për ta kaluar atë fazë, ndërkohë që edhe pse skuadra e humbi miqësoren me Vllazninë B, ai shprehet i kënaqur me volumin dhe rastet e shumta që krijuan futbollistët e tij

Mos luajtjen ne “Loro Boriçi” Gjoka e sheh me shqetesim.

Duke e konsideruar përballjen me Lushnjen si shumë të rëndësishme dhe si një mundësi e mirë për të startuar pozitivisht fazen e dytë,  drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia po bëjnë interesimet e duhura për ta luajtur këtë ndeshje përpara tifozërisë së tyre në “Loro Boriçi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here