Byroja nuk dënon Ndreun, reagon ashpër Salianji

0
822

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji reagon ashpër pas vendimit të Byrosë së Kuvendit për të mos dënuar deputetin e Partisë Socialiste, Pjerin Ndreun, me përjashtim për 10 ditë nga Kuvendi.

 

 

Salianji thotë se nuk bëhet fjalë për një çështje personale por për çështje parimesh, të cilat, siç tha ai u shkelën sërish nga mazhoranca.

“Vendimi tregon që Ruçi nuk është as aq i virgjër sa hiqet gjatë seancave. Kjo nuk është çështje personale, se përveçse nuk llogaris asnjë lloj dordoleci pa personalitet, do mbroj çdo parim deri në fund. Edhe në këtë rast mbrojta parimin dhe u pa qartë se disa përjashtohen se kërkojnë te drejtën e fjalës, disa mbrohen se bëjnë karikaturën e krimit”,- u shpreh ai.

Me anë të një kërkese, Partia Demokratike pretendonte që deputeti i djathtë, Ervin Salianji ishte kërcënuar nga Pjerin Ndreu në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë dhe kërkoi përjashtimi e tij me 10 ditë, por Byroja rrëzoi sot kërkesën e PD, pasi sipas kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ishte e pabazuar në ligj. “Byroja nuk ndëshkon njerëzit që shahen në komisione”, tha kryeparlamentari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here