Tuesday, May 28, 2024
Home Aktualitet BE: Reforma në drejtësi thelbësore në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë

BE: Reforma në drejtësi thelbësore në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë

0
761

Këshilli i Stabilizimit dhe Asocimit Shqipëri-BE, (KSA) në raportin e vitit 2016 për Shqipëri, thekson se reforma në drejtësi mbetet thelbësore në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe mund të ketë efekt transformues edhe për reformat e tjera.

Në deklaratën e shpërndarë nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, thuhet se KSA përgëzoi krijimin e institucioneve përgjegjëse për vetting-un në qershor 2017 dhe theksoi se ky sukses i rëndësishëm përbën  një hap përpara në zbatimin e reformës në drejtësi.

KSA gjithashtu mirëpriti vendosjen e monitoruesve të  Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili ka filluar punën nën udhëheqjen e Komisionit Evropian.

“BE mirëpriti gjithashtu hapat e mëtejshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, veçanërisht rezultatet pozitive të arritura në luftën kundër kultivimit të kanabisit”, thuhet gjithashtu, ndërsa vlerësohet pozitivisht hapat e ndërmarrë në çështjet e të drejtave të njeriut, duke përfshirë miratimin e Ligjit Kuadër mbi Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.

KSA sipas deklaratës, konfirmoi se Shqipëria ka mbajtur një ritëm të lartë në zbatimin e masave të reformës së administratës publike dhe mirëprit në veçanti konsolidimin e masave që kanë si qëllim fuqizimin e transparencës dhe meritokracisë në Shërbimin Civil dhe përmirësimin e efektivitetit në kryerjen e shërbimeve publike.

KSA njohu rolin e Shqipërisë në rajon si një partner pro-aktiv dhe konstruktiv.

KSA mirëpriti vazhdimësinë në bashkimin e plotë të Shqipërisë me vendimet e Këshillit të BE dhe me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë.

Takimi u kryesua nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë/Zv. Presidentja e Komisionit, Federica Mogherini. Delegacioni shqiptar u kryesua nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson, përfaqësoi Komisionin Evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here