Pasuri me vlerë 5.5 mln euro, reagon kryebashkiaku i Pukës: Të flasë kush më ka dhënë një kafe!

0
1243

Pas publikimit në media të lajmit mbi pasurinë prej 5.5 milionë eurosh, Gjon Gjonaj, kryetar i bashkisë së Pukës ka thyer heshtjen ndërsa u është drejtuar me një letër qytetarëve pukjanë.

Në letrën e tij drejtuar qytetarëve Gjonaj pohon me vendosmëri se pasuria e tij nuk është shtuar me asnjë cent, që nga koha kur u zgjodh Kryetar i Bashkisë, përveç pagës së tij si kryebashkiak. Mes të tjerash bëri thirrje se nëse ka një person që i ka dhënë qoftë edhe një kafe, për një vend pune, apo për një shërbim, të flasë.

REAGIM I KRYETARIT TË BASHKISË PUKË GJON GJONAJ
Të nderuar bashkqytetar të bashkisë Pukë!
Nisur nga zhurma mediatike lidhur me pasurin time, më lejoni t’ju garantoj se pasuria ime është ajo që ishte para se unë të isha kryetar I bashkisë Pukë me votën tuaj, gjë e cila pohohet edhe nga vetë ata të cilët trumpetojnë kapitalet e mija.
Unë ju ftoj të gjithëve të shikoni mbi pasurin time nëse ajo është shtuar një cent veç pagës si kryetar I bashkisë që nga koha që mbaj këtë pozicion, e kjo është lehtësisht e verifikueshme.
Ju kam garantuar se do të jem zëri I besimit tuaj dhe ashtu si deri tani do të shkoj deri në fundin e besimit që keni treguar ju për mua.
Pukjanët më mirë se kush do, e din fort mirë se a paguhet më për një vend pune, e nëse po, inkurajoi të flasin ata të cilët mund të kenë paguar qoftë dhe një kafe për të hyr në punë. A ka paguar dikush për të marr një dokument a shërbim? A ka paguar kush apo ka lenë kush përqindje për fitime tendersha? Nëse kjo do të ishte e vërtet, a do mund unë dhe stafi im ti kthenim nga e para punimet pa cilësi, siç ka ndodhur në shumë raste në këto dy vite e gjysëm.
Kamë ardhur me besimin tuaj dhe këtë besim nuk do e shpërdoroj, pasi qëllimi im është ti shërbejmë vendlindjes tonë që është harruar, nëpërkëmbur e shfrytëzuar nga ata që ju I keni besuar.
Ju ftoj të mos heshtni sa herë mund të gaboj, Puka është shtëpia jonë e përbashkët, të cilën nuk duhet ta drejtoi i vetëm, por duhet ta menaxhojmë të gjithë si anëtar të një familje.
Ju garantoj se asnjë herë dhe për asnjë çast nuk do ju vë në siklet dhe nuk do dëmtoj imazhin e bashkisë apo dhe të Pukës mbar, për asgjë, e aq më tepër për pasurit e mija, të cilat janë kryesisht prona e objekte që i kam bler nga puna në biznes prej vitit 1992.
Nese une do të pasurohem në korrizin e besimit tuaj, nëse unë do të punësoja familjar të mi të afërt, apo të largët dhe do të krijoja favore për rrethin e ngushtë, apo të gjër familjar e miqësor, ju garantoj se nuk ishim me këtë bilanc investimesh që jemi sot.
Nesë unë do isha kryetari Juaj i bashkisë për të përfituar, pse familja ime e ngushtë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikes do të kontribuonte për Puken para dhe pas zgjedhjes time në krye të bashkisë. Misioni im është ndryshe nga ai për tu pasuruar, është për të kontribuar.
Zoti na ndihmoft në udhen tonë për Puken e endërruar!
Zoti bekoft Puken dhe pukjanët kudo ata ndodhen !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here