Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ishte sot I pranishëm në komisionin parlamentar të Veprimtrarisë Prodhuese për të paraqitur buxheitn e kësaj ministrie për vitin 2018.
Në fjalën e tij ministri Klosi u fokusua në secilën prej fushave të kësaj ministrie duke përmendur politikat e reja në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm si edhe në politikat mjedisore duke vendosur një ekuilibër midis tyre.
Ministri Klosi u ndal veçanërisht në paketën e re fiskale duke theksuar se statusin special të investitorit strategjik, me taksa 0 për 10 vjet e fitojnë ata investitorë të cilët kanë kontrata me operatorë të nivelit të 4 dhe 5 yjeve dhe jo ato kompani të cilat ndërtojnë për të shitur. Ai siguroi deputetët e pranishëm në komision por edhe opinionin publik se ky status do të shkojë vetëm për resorte dhe hotele të destinuara për turizëm. “Praktika që ne kemi përcaktuar tashmë për zhvillimin e hotelit elitar me 4 dhe 5 yje , me status special si investitorë strategjikë është paketa e cila e bën Shqipërinë realisht një pikë atraksioni për investime të mëtejshme në këtë fushë të zhvillimit të turizmit.
Do të ishte e pamundur që kjo praktikë të kalonte para se të kaloheshin planet e zhvillimit të këtyre zonave që unë i përmenda si pika strategjike të zhvillimit të turizmit pasi gjithë praktika dhe këto do të doja ta sqaroja edhe publikisht për të përfituar nga rasti që jam në komision, zhvillohet në zonat me përparësi zhvillimi turizmi.
Pra statusin e investitorëve strategjikë specialë do ta përfitojnë vetëm ata që do të kryejnë investime në zona me me përparësi zhvillimi turizmi pra në zona ku ne mendojmë se duhet të zhvillohet turizmi. Do ta përfitojnë ata investitorë të cilët kanë kontrata me operatorë të nivelit të 4 dhe 5 yjeve. e gjithë kjo bëhet për të siguruar investim të plotë strategjik, që do të shkojë vetëm për resorte dhe hotele të destinuara për turizëm. Nuk do të shkojë për kompani të cilat ndërtojnë për të shitur. Edhe këtë doja ta sqaroja sepse ka një debat edhe publik tashmë dhe asgjë të keqe nuk kemi debati por është shumë mirë që të kemi informacion më të detajuarpërsa i përket atyre, çfarë dhe kush përfiton.” – shpreh ministri Klosi duke paraqitur para deputetëve edhe investimet në 4 pole për zhvillimin e turizmit.
Duke folur për mjedisin ministri Klosi përmendi disa prej detyrave për vitin e ardhshëm midis të cilave përmirësimi i cilësisë së ajrit dhe mjedisit urban, monitorimi i cilësisë së ujërave, hartimi dhe përmirësimi i legjislacionit në mbrojtjen e mjediist dhe të natyrës në kuadrin ligjor të Bashkimit Europian,m brojtja, fuqizimi dhe menaxhimi i zonave të mbrojtura, hartimi i invetarit të parë kombëtar të pyjeve etj
Ministri bëri një pasqyrë të ndotësve në mjedis duke kërkuar nga komision mbështetje për ndërhyrje në legjislacion me qëllim shmangien e abuzimeve. Në fund të fjalës së tij, kreu i Turizmit dhe i Mjedisit tha se projekti për pastrimin e Shqipërisë është projekt i cili shkon përtej aksioneve vullnetare edhe pse janë shumë të nevojshme. “Me datë 24 nëntor kemi një aksion kombëtar ku do t’i kërkojmë të gjitha shkollave, ushtrisë për të bërë një pastrim të këtyre pikave që kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme por do të donim shumë mbështetjen e komisionit tuaj për të ndërtuar një axhendë brenda 300 ditëshit të parë për të miratuar një sërë ndërhyrjesh ligjore të cilat çojnë në një Shqipëri më të pastër.
E kemi shumë të nevojshme që të rikthejmë vëmendjen tek mjedisi i qëndrueshëm, të rikthejmë vëmendjen e shoqërisë për Shqipëri më të pastër”- përfundoi fjalën e tij ministri Klosi.
Fjala e plotë e ministrit Klosi:
Të nderuar anëtarë të komisionit në cilësinë e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe do të doja të përgëzoja shumë punën e këtij komisioni dhe padyshim do të kërkoja një mbështetje gjithmonë e më të madhe jo vetëm në diskutimin e projektbuxhetit por edhe gjatë gjithë vitit të ardhshëm buxhetor dhe më shumë politik. Nëpërmjet komisionit tuaj Ministria e Turizmit dhe Mjedisit të gjejë një faktor të shëndetshëm, për të kaluar në një sërë politikash, për të diskutuar dhe debatuar, për të qenë një pikë fokale për të dëgjuar interesat e grupeve të ndryshme të interesit dhe për të përcaktuar politika afatgjata që do të ndihmonin shumë zhvillimin e këtyre dy sektorëve në vend.
Të nderuar deputetë, kam nderin që në emër të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të paraqes këtë projektbuxhet për ta diskutuar dhe më pas në mbrojtjen e tij në parlament duke riktheksuar që ndihem shumë mirë në këtë detyrë në pozicionin e ri në drejtimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit si një ministri, e cila merr përsipër të menaxhojë një nga prioritetet kryesore të politikës shqiptare, të qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe natyrisht që mendoj që edhe në këtë pjesë të dytë ka mbështetjen tuaj një nga politikat më të rëndëdishme që Shqipëria ka sot në fushën e zhvillimit të saj ekonomik.
Për ne, dhe mendoj edhe për ju të nderuar deputetë, turizmi nuk duhet parë si një institucion që ka në dorë vetëm nje pakete investimetsh por, ministria e Turizmit mendoj që duhet parë si një institucion që kërkon të luaje një rol shumë më të madh rregullator përsa i përket politikave dhe mekanizmave veprues të shumë institucioneve të tjera. Jam i nderuar të them që Ministria që unë drejtoj ka marrë mbështetje buxhetore në të gjithë sektorët, të cilët kanë lidhje me institucionet me ndikim në politikat e turizmit, një rritje të investimeve të saj në 42 për qind. Kjo një rritje që shkon në sektorët kryesorë që mbështesin turizmin që kanë të bëjnë me infrastrukturën në sektorin e turizmit. Kemi një numër shumë tëmadh investimesh të angazhuar nga buxheti i shtetit, për vitin 2018, të cilat do të shkojnë nëpërmjet investimeve të drejtpërdrejta në infrastrukturë, rrugore. Besoj se ky komision dhe opinioni publik ësht ëi njohur me paketën e madhe të zhvillimi 1 miliard euro, i cili në masën më të madhe ndikon në një zhvillim sa më të qëndrueshëm të industrisë së turizmit në vendin tonë dhe po ashtu nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, e cila është agjencia e caktuar tashmë për investime strategjike. Të katër njësitë të cilat trajtohen në strategjinë tonë të turizmit, si njësi të cilat projektohen nga politika dhe politika jo tashmë si politika për politikë, por politika në zhvillim të turizmit, të cilat kërkojnë në fund të fundit që të realizojnë një gjë të madhe; që turizmi të mos shihet si një industri shërbimesh por të shihet si një industri prodhuese të ardhurash për vendin tonë.
Ne duam shumë që kjo politikë e re në zhvillimin e turizmit të jetë shumë shpejt mbase dhe në institucionin tuaj duke dalë nga tabelat e shifrave duke folur për politikat e reja që presin Shqipërinë në fushën zhvillimit turistik.
Prandaj së bashku me FSHZH kemi përcaktuar tashmë, politikat për investimet në katër pole të zhvillimit turistik të vendit, por që shumë shpejt do të jenë dhe pole të zhvillimit ekonomik të këtyre zonave . E para është zona e Alpeve. Kalojmë në qeveri dhe miratojmë masterplanin e zhvillimit të Alpeve në më pak se dy javë duke përcaktuar qartazi Zonën e e Alpeve të Shqipërisë si zonë me zhvillim intensiv të turizmit dhe duke e trajtuar zonën e Alpeve të Shqipërisë si pamja më sinjifikative që ne mund të ofrojmë për momentin në zonën e zhvillimit lokal dhe së bashku me Agjencinë për Zhvillimin të këtij sektori do të përpiqemi që jo vetëm ta promovojmë nga pikëpamja e zhvillimit të turizmit në vendin tonë por pa dyshim kemi mundësi që ta mbulojmë me infrastrukturtë të shëndetshme të gjithë zonën e Alpeve për të thënë sidomos dy pikat tona emblematike të zhvillimit Alpeve në Shqipëri në zonën e Thethit dhe të Valbonës investime të plota infrastrukturore që do të bëjnë një zhvillim të madh për të gjitha atë zonë.
Zona tjetër e paraqitur si zonë projektimi e plotë është zona e jugut të ri që ne i themi në gjuhën turistike, ku hyn në rradhë të parë 4 qytetet, të cilat me programin e Bankës Botërore një program tashmë aktiv prej 70 milionë eurosh do të marrë investime të vërteta në fushën e turizmit. 4 bashkitë që përfitojnë nga ky projekti i zhvillimit të jugut dhe nga Banka Botërore për vitin e ardhshëm janë Bashkia e Beratit, Përmetit, Gjirokastrës dhe Sarandës dhe po ashtu zona e Rivierës Shqiptare, zona Vlorë Sarandë, e cila trajtohet si një nga pikat me atraksion zhvillimi turizmi, por industrisë së rëndë të zhvillimit të turizmit elitar në vendin tonë, të cilat pritet të marrin po ashtu zhvillim shumë të rëndësishëm.
Nuk mund të lëmë pa përmendur dhe gjithë bregdetin e zonës turistike të zhvilluar tashmë në vendin tonë që ka në bazë Fondin Shqiptar të Zhvillimit, investime të qenësishme në rivitalizmin e këtyre zonave për të kapur dhe vitin tjetër sezonin tjetër turistik, por po ashtu për të parë dhe zhvillime strategjike në ato vende që do të trajtohen në bazë të ligjit të miratuar tashmë nga parlamenti për investitorët strategjikë, që qeveria në bazë të këtij ligji, merr përsipër që projekte të miratuara si projekte të zhvillimit strategjik dhe kjo nuk është një politikë e miratuar nga koha e Partisë Socialiste dhe Aleancës së majtë në pushtet, por është një ligj i miratuar prej kohësh, të marrë përsipër dhe të jetë i gatshëm që me fonde të buxhetit të shtetit të ndihmojë në infrastrukturën e investitorëve strategjikë në fushën e turizmit. Poli i 4 dhe shumë e rëndësishme e afruar nga qytet sidomos qytetin Tiranë që për sa i përket zhvillimit turistik të vendit paraitet një nga 4 atraksionet kryesore që ne kemi përcaktuar tashmë në straegjinë e zhvillimit të poltikave të turizmit në vend.
Të nderuar deputetë besoj se jeni të mirënjohur me paketën e re fiskale që do të shoqërojë projektbuxhetin e vitit 2018 e cila në masën e saj më të madhe i dedikohet zhvillimit të politikave të turizmit.
Të nderuar kolegë deputetë nuk mund të lë pa përmendur që ne vazhdojmë të promovojmë zhvillimin e turizmit në vendin tonë, vazhdojmë të pranojmë që Shqipëria ka arritje sinjifikative, edhe krahasuar me vendet e rajonit përsa i përket përqindjeve të numrit të turizmit që futen në Shqipëri. Kemi në vitin 2017 plot 17 përqind më shumë sesa viti 2016, nga 5.4 milionë turistë që të llogaritur nga instituti i statistikave në vitin 2016 në për vitin 2017 vetëm 10 muajt e parë kishim 6.7 milionë turistë, duke rritur me 1.3 numrin e turistëve, por që për ne dhe mendoj që për të gjithë politikën ekonomike të zhvillimit të biznesit të industrisë së turizmit në vendin tonë jemi shumë larg atyre që ne kërkojmë dhe atyre çfarë vendet pranë nesh përfitojnë nga zhvillimi i turizmit. Unë dhe si ministër por dhe si qytetar i këtij vendi mendoj që ne nuk duhet që të jemi të kënaqur me atë që cfarë përfitojmë sot nga turizmi, pasi realisht është rritur numri por janë rritur shumë pak përfitimet që ne kemi nga turizmi.
Të mos harrojmë që vendi ynë vazhdon të ketë një konkurrencë shumë të madhe me vendet e rajonit. Tashmë liderë botërorë në fushën e turizmit. Kroaci, Greqi, Itali, por edhe Mali i Zi po bëjnë një progres të jashtëzakonshëm në këtë fushë. Ajo cfarë paraqitet në paketën e re fiskale që kërkohet të miratohet nga ky parlament përsa i përket mbrojtjes dhe fuqizimit të infrastrukturës së re akomoduese në vendin tonë është shumë më pak në krahasim me atë që bëjnë vendet konkurrente me ne, në turizëm. Megjithatë di të them se praktika që ne kemi përcaktuar tashmë për zhvillimin e hotelit elitar me 4 dhe 5 yje , me status special si investitorë strategjikë është paketa e cila e bën Shqipërinë realisht një pikë atraksioni për investime të mëtejshme në këtë fushë të zhvillimit të turizmit.
Do të ishte e pamundur që kjo praktikë të kalonte para se të kaloheshin planet e zhvillimit të këtyre zonave që unë i përmenda si pika strategjike të zhvillimit të turizmit pasi gjithë praktika dhe këto do të doja ta sqaroja edhe publikisht për të përfituar nga rasti që jam në komision, zhvillohet në zonat me përparësi zhvillimi turizmi.
Pra statusin e investitorëve strategjikë specialë do ta përfitojnë vetëm ata që do të kryejnë investime në zona me me përparësi zhvillimi turizmi pra në zona ku ne mendojmë se duhet të zhvillohet turizmi. Do ta përfitojnë ata investitorë të cilët kanë kontrata me operatorë të nivelit të 4 dhe 5 yjeve. E gjithë kjo bëhet për të siguruar investim të plotë strategjik, që do të shkojë vetëm për resorte dhe hotele të destinuara për turizëm. Nuk do të shkojë për kompani të cilat ndërtojnë për të shitur. Edhe këtë doja ta sqaroja sepse ka një debat edhe publik tashmë dhe asgjë të keqe nuk kemi debati por është shumë mirë që të kemi informacion më të detajuarpërsa i përket atyre, çfarë dhe kush përfiton. Pra politika e ndjekur është politikë e krahasueshme, por përsëri larg iniciativave më të forta që vendet e rajonit japin.
Me këto mekanizma që ne i kemi parë si të nevojshme mendoj që jemi konkurrentë dhe kemi sot iniciativa të mira por të cilat janë të pamjaftueshme nëse nuk do të kishim plane strategjike të zhvillimit, masterlane të përcaktuara dhe po ashtu një qartësi të opinionit publik që këto janë investime të munguara në këto 27 vite në Shqipëri. Efekti i buxhetit është vetëm pozitiv pasi subjekte të këtij lloji kanë munguar deri tashmë në zhvillimin e turizmit në vendin tonë.
Pra të nderuar kolegë deputetë ne vazhdojmë të mëshojmë shumë, ne kërkojmë të promovojmë fort zhvillimin e turizmit në Shqipëri, por kjo në dy shpejtësi; e para me hapësira për më shumë investime strategjike në fushën e zhvillimit dhe turizmit përsa i përket strukturave të munguara sot në Shqipëri, e përsëris strukturave të munguara. Hapësira për më shumë infrastrukturë hotelerie në vendin tonë është një kërkesë që gjendet nga veriu në jug. Per sezonin e ardhshëm turistk më vjen edhe mirë por edhe keq ta them, që të gjitha hotelet e mëdha të vendit janë të rezervuara dhe kemi pothuajse se zero hapësira të lira për vitin tjetër.
pra na duhet një zhvillim i shpejtë i këtij sektori por po ashtu në planet tona për buxhetin e miratuar, promovimi i zhvillimit turistik të vendit nuk mund t’i lihet vetëm sezonit të verës, por po punojmë fort dhe së shpejti do të kemi edhe një strategji të plotë për zhvillimin e turizmit të aventurës dhe çdo turizmi tjetër jashtë sezonit. Mendoj se detyra e atyre që merren me zhvillimin e turizmit në vend është zhvillimi i politikave turistike jashtë sezonit veror të cilat do të na çojnë në hapat e para edhe të konkurrencës edhe me vendet e tjera.
Prandaj e them që politikat e zhvillimit të turizmit janë politika të cilat kërkojnë që ky komision të ketë shumë më tepër debat, natyrisht këndvështrime të ndryshme, por më pas edhe mbështetje në rastet e zhvillimit të turizmit. Për turizmin besoj në këtë komision kanë ardhur dhe kanë folur shumë institucione të tjera buxhetorë të cilat kanë marrë dhe japin mbështetje më të madhe përsa i përket turizmit. Përmend ministrinë e Infrastrukturës e cila ka në buxhetet e saj rreth 42% më shumë investime për sektorin e turizmit, përmend ministrinë e Bujqësisë me të cilën kemi në duar projektin e agroturizmit në vendin tonë që është një projekt ambicioz për të krijuar modelet e para në 100 fshatra specifikë nga veriu në jug, në çdo bashki, sdo të përcaktohen pikat të cilat afrohen si destinacione turistike me traditë por edhe të perspektivës.
Po ashtu ministria e ekonomisë dhe financave e cila ka edhe paketën e madhe financiare si dhe përsa i përket Fondit Shqiptar të Zhvillimit i cili do të investojë për zhvillimin e turizmit. M e ministrinë e shëndetësisë kemi diskutime për përcaktimin e prioriteve dhe po ashtu për mbrojtjen e ndihmësë së shpejtë në këtë sektor. Me ministrinë e ekonomisë kemi diskutimin e madh për arsimin probesional dhe e ministrinë e Arsimit dhe të Rinisë për të ngritur rolin e shkollave dhe të rinisë në promovimin dhe orientimin drejt turizmit.
Përsa i përket Mjedisit i cili po ashtu vazhdon të jetë pjesë shumë e rëndësishme e politiave të institucionit sonë kemi programe dhe projekte që shkojnë në çdo pikë të zhvillimit të qëndrueshëm të mjedisit dhe në fund të fundit kjo është detyra e madhe që ka kjo ministri në përshkrimin e funksionit të saj që të ruajë një ekuilibër ndërmjet një zhvillimi të qëndrueshëm turistik dhe një mjedisi të mbrojtur dhe qëndrueshëm po ashtu.
Prandaj përsa i përket politikave në fushën e Mjedisit detyrat tona shkojnë për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe mjedisit urban, monitorimi i cilësisë së ujërave, hartimin dhe përmirësimin e legjislacionit në mbrojtjen e mjediist dhe të natyrës në kuadrin ligjor të Bashkimit Europian, edukimin e brezave të rinj me kujdesin ndaj Mjedisit dhe minimizimin e ndotjeve, asistimin në ngritjen e kapacaiteteve të pushtetit vendor në rolin e tij për ruajtjen ndaj mjedisit, nxitja e partneritetit publik privat, integrimi i ndryshimeve klimatike në sektorin e ujërave dhe bujqësisë, zhvillimit urban dhe infrastrukturës, mbrojtja, fuqizimi dhe menaxhimi i zonave të mbrojtura, hartimi i invetarit të parë kombëtar të pyjeve, regjistrimi kadastral kombëtar, pyllëzimi i sipërfaqeve të degraduara, zbatimi i skemës së granteve konkurruese, hartimi i ideologjisë në sektorin e karbonit, mbrojtja e zhvillimit të qëndrueshëm dhe biodiversitetit dhe në por përsa i pëket politikave të Mjedisit mendoj se ka ardhur koha dhe kjo do të jetë përsëri një kërkesë drejtuar komisionit tuaj që të caktojë një seancë kur ne të vijmë pranë jush dhe të diskutojmë së bashku për planin për pastrimin e Shqipërisë, plan i cili nuk shkon vetëm për pastrimin nga papastërtitë dhe do të zhvillohet në datë 24 nëntor një aksioni kombëtar ku jeni të gjithë të ftuar të jepni kontributin për të marrë pjesë. Por strategjia jonë për pastrimin e Shqipërisë dhe kjo do të jetë pjesë e politikave të ministrisë për vitin 2018, politika të iclat kanë filluar tashmë si pastrimi i Shqipërisë nga prodhuesit e papastërive.
Ne jemi në fazën e hartimit të planit për pastrimin e Shqipërisë për të përcaktuar qartazi se kush janë ndotësit që krijojnë papastërtitë. them që për çdonjërën nga fushat e pastrimit nga prodhuesit e papastërtive është i nevojshëm disktuimi me komisionin tuaj duke filluar që nga mbetjet urbane. Po të shikosh legjilacionin në fuqi ka hapësira të cilat lënë vend për dyshime për mënyrën sesi duhet të funksionojë kjo strategji sot, jemi në fazën që realisht kemi nevojë për ndryshimin e ligjit ekzistues për të kuptuar sesi mbyllen përfundimisht 4 mijë pika që kemi në shqipëri, ku kemi mbetje urbane, nga më të mëdhatë tek më të voglat. Kemi evidentuar me inspektoriatin shtetëror të mjedisit dhe kemi 4 mijë hotspote nga veriu në jug të cilat kanë nevojë për një ditë pastrim, kanë nevojë për një muaj pastrim ose kanë nevojë për një vit pastrim.
Po ashtu kemi kuptuar që 61 bashkitë e vendit kemi nevojë për politika të reja qoftë me mekanizma ligjorë për të ndryshuar mënyrën e menaxhimit dhe grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane. Po e njëjta situatë është për guroret. Në vendin tonë kemi mbi 1 mijë leje menaxhimi guroresh, pothuajse shumica e tyre jashtë kushteve të caktuara nga lejet mjedisore të dhëna nga Ministria dhe po ashtu jashtë kontratave të përcaktuara me industrinë e zhvillimit minerar. Pra në qoftë se do të kemi politikë të re sociale, politikë të re urbane, politikë të drejtë mjedisore, politikë të drejtë qoftë edhe ekonomike duhet të kuptojmë që ka ardhur koha që biznesi i guroreve të jetë një biznes i mbrojtur por edhe një biznes që mbron edhe jetën e qytetarëve.E njëjta situatë me ndotësit e ujit .
të lumenjve dhe bregdetit. Marrëdhënia e 800 përdoruesëve të aksesueshëm në lumenj. liqene dhe bregdet është një marrëdhënie që nuk zbaton rregullat e lejeve mjedisore. duhet të bëjmë rishikimin e gjithë kësaj politike për të kuptuar sesi kjo marrëdhënie vendoset në shinat e legjislacionit dhe sesi kjo marrëdhënie vendoset në shinat e një raporti të drejtë me mjedisin për një turizëm të qëndrueshëm në vendin tonë.
E njëjta situatë me grumbulluesit e makinave në fund të jetës. Ekziston një ligj i parlamentit shqiptar, ekziston një vendim i Këshillit të Ministrave, por po ashtu ekziston një hapësirë ligjore që krijon mundësitë që cdokush të merret me këtë biznes askush të mos merret në rrugë ligjore me mbetjet e grumbullimit të skrapit. Nga veriu në jug ka pika grumbullimi që janë edhe të ligjshme por edhe 100 për 100 të paligjshme sepse nuk zbatojnë rregullat. Dhe kështu vazhdojnë me rradhë makinat, kështu vazhdojnë me rradhë plastikat, nga moszbatimi i një sërë hapësirave ligjore të cilat na transformojnë në një vend që e ka shumë të vështirë të quhet një vend i pastër.
Projekti jonë për pastrimin e Shqipërisë është projekt i cili shkon përtej aksioneve vullnetare edhe pse janë shumë të nevojshme dhe siç e thashë me datë 24 nëntor kemi një aksion kombëtar ku do t’i kërkojmë të gjitha shkollave, ushtrisë për të bërë një pastrim të këtyre pikave që kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme por do të donim shumë mbështetjen e komisionit tuaj për të ndërtuar një axhendë brenda 300 ditëshit të parë për të miratuar një sërë ndërhyrjesh ligjore të cilat çojnë në një Shqipëri më të pastër. E kemi shumë të nevojshme që të rikthejmë vëmendjen tek mjedisi i qëndrueshëm, të rikthejmë vëmendjen e shoqërisë për Shqipëri më të pastër.