“Ndalesa e fundit” kapen 70 kg droge

0
1038

Policia arreston 2 shtetas, 3 i shpall ne kerkim te gjithe nga F. Kruja

Një tjetër operacion policor antidrogë të koduar “ndalesa e fundit” finalizoi policia e Shkodres në aksin rrugor Shkoder – Malesi e Madhe, duke sekuestruar 70 kilogram kanabis sativa. Në pranga ranë dy shtetas dhe 3 të tjerë u shpallen në kërkim, të gjithë nga Fushë – Kruja. Të arrestuar në flagrancë janë: Fatbardh Hoxha 26 vjeç dhe Kledi Xeka 29 vjeç, ndërsa të shpallur në kërkim si bashkëpunëtorë janë: A. B, S. H dhe E. X. Të gjithë banues në fshatin kameras Fushë Krujë. Arrestimi i shtetasit Fatbardh Hoxha u bë pasi në afërsi të një karburanti në fshatin Grizhe, Malësi e Madhe, ju gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale rreth 70 kg Cannabis Sativa të cilen e kishte në automjetin tip Golf 5 me targë AA077RZ. Gjithashtu arrestimi i shtetasit Kledi Xeka u bë pasi në bashkëpunim me personat e tjerë i cili ishte në drejtim të mjetit Golf 5 me targa AA 911 RV po shoqëronin shtetasin Fatbardh Hoxha për transportimin e lëndës narkotike. Ndërsa shtetasit e shpallur në kërkim sapo kanë parë policinë janë larguar, pasi të dy mjetet kanë qënë të parkuara tek karburanti. Jane ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtorëve të tjerë. Dyshohet se lënda narkotike kishte si destinacion Malin e Zi e më pas Europën, por ende mbetet e paqartë mënyra se si do të kalohej në shtetin fqinj pasi në doganë kontrollet janë të rrepta. Dyshimet janë se droga do të tentohej të kalohej nga kufiri i gjelbërt, duke anashkaluar policinë. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here