Kuqeblutë pushim të mërkuren

0
817

Të dielen përballja me Teuten në transferte

Vllaznia e ka bërë pushim të mërkuren. Puna intensive e bwrw me ekipin pa ndwrprerje edhe gjatw fundjaves, ka sjelle kete vendim tw stafit drejtues. Planifikimi i mëparshëm nga FSHF që ndeshja me Lushnjen do të luhej pikërisht të mërkuren, Gjoka e pati nxjerrë skuadrën në stervitje edhe diten e diele, një ditë pas miqësores me Vllazninë B. Ndërkohë që deri të hënën në programin e teknikut Gjoka gjithçka ishte e fokusuar për ballafaqimin ndaj lushnjarëve, që nga e marta ka pasur ndryshim të strategjisë duke iu përshtatur sfides në transferte me Teuten. Kështu e marta ka qënë në program dy seanca stervitore, njëra paradite, si zakonisht në palestren e forces, si dhe tjetra pasdite në fushën sportive të Golemit. Që të dyja janë shoqëruar me një angazhim dhe seriozitet të të gjithë futbollistëve për të bërë më të mirën e tyre. Më tepër përparësi ka marrë seanca e pasdites, gjatë së ciles, krahas elementeve të tjerë fizik, Gjoka është parë të merret më shumë në punën me topin, ndërkohë që jashtë vemendjes nuk është lënë edhe projektimi i formacionit të parë. Gjithësesi është akoma herët për të folur qartësisht për këtë pikë, pasi më konkretisht një gjë e tillë përgjithësisht konstatohet në dy ditët e fundit të pragndeshjes. Shtyerja e ndeshjes për të mërkuren e ardhshme ka bërë që java e ardhshme të ketë një ngarkesë jo të vogël për klubin kuqeblu. Që do të thotë, se nga e diela në të diele, Vllaznisë do t’i duhet të luajë tre ndeshje radhazi, duke filluar nga Teuta këtë të diele, për të vijuar me Lushnjen në mesjave dhe Luftëtarin pas tre ditësh. Pas pushimit të së mërkures, skuadra pritet të rifillojë procesin stervitor diten e enjte në vijim të përgatitjeve për sfiden e fundjaves me Teuten e Durrësit. Për tre ditët që ka në dispozicion të përgatitjeve anti-Teuta, krahas të tjerave, tekniku Gjoka është me sytë edhe nga infermieria. Nga tre që ishte numri i të dëmtuarve, tashmë vetem një vijon të jetë me probleme. Për dyshen Gocaj-Bardulla, pas shenjave pozitive të dhëna gjatë ditëve të fundit, të marten ato janë deklaruar plotësisht të rikuperuar. I vetmi që vazhdon të qëndrojë larg skuadrës është mesfushori shkatërrues, Ardit Krymi, problemet e të cilit duket se kanë nisur që në ditët e grumbullimit me kombëtaren Shpresa U-21.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here