LSI TRYEZË PËR BUXHETIN DHE PAKETËN FISKALE, KRYEMADHI: QEVERIA S’KA PLAN EKONOMIK PËR TË LUFTUAR VARFËRINË

0
797

 

Lëvizja Socialiste për Integrim ka organizuar ditën e sotme një tryezë diskutimi në lidhje me buxhetin dhe paketën fiskale.

Në këtë takim merrte pjesë Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, deputetët e grupit parlamentar të LSI-së, ekspertë të fushës ekonomike, akademikë, studentë dhe përfaqësues të grupeve të interesit nga biznesi I vogël e I mesëm, industria fason etj.

Gjatë fjalës së saj në këtë tryezë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se mazhoranca aktuale nuk ka një program qeverisës apo plan ekonomik për të luftuar varfërinë dhe për të ngushtuar hendekun midis të pasurve dhe të varfërve.

“Kjo mazhorancë nuk ka një program qeverisës apo një plan ekonomik për të luftuar varfërinë dhe për të ngushtuar hendekun midis të pasurve dhe të varfërve por themi që kjo qeveri ka një politikë për të stimuluar oligarkët dhe klientët e qeverisë së vet. Nuk ka politika ekonomike për të stimuluar punësimin, prodhimin vendas dhe eksportet shqiptare. Buxheti I 2018 tashmë është mëse e qartë për të gjithë që rrit taksat për 99% të shqiptarëve të cilët janë të varfër dhe të klasës së mesme dhe ul taksat për 1 % të bizneseve dhe oligarkëve që janë pjesë e qeverisë”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

 

Fjala e plotë e Kryemadhit

Në fakt ne kemi pasur takime të ndryshme me grupet e interesit, kemi filluar të diskutojmë përsa I përket buxhetit, duke pasur parasysh që buxheti është një nga gjërat më të rëndësishme për mbarëvajtjen e gjithë shtetit por edhe e fatit për një jetë normale të të gjithë shqiptarëve. Në fakt ekonomia shqiptare po vuan një polarizim social, të frikshëm, pabarazi ekonomike, varfëri të tejskajshme, papunësi masive dhe tashmë këtë e pranon dhe INSTAT, duke konfirmuar se 90% e shqiptarëve konsumon më pak sesa të ardhurat e tyre që janë reale pasi kanë të paktën një rënie me 10% për shkak të inflacionit dhe mos rritjes së pagave dhe të pensioneve. Kjo mazhorancë nuk ka një program qeverisës apo një plan ekonomik për të luftuar varfërinë dhe për të ngushtuar hendekun midis të pasurve dhe të varfërve por themi që kjo qeveri ka një politikë për të stimuluar oligarkët dhe klientët e qeverisë së vet.

Nuk ka politika ekonomike për të stimuluar punësimin, prodhimin vendas dhe eksportet shqiptare. Buxheti I 2018 tashmë është mëse e qartë për të gjithë që rrit taksat për 99% të shqiptarëve të cilët janë të varfër dhe të klasës së mesme dhe ul taksat për 1 % të bizneseve dhe oligarkëve që janë pjesë e qeverisë. Buxheti I 2018, nuk parashikon rritje pagash dhe pensionesh, ndërkohë që tatimi për të ardhurat e qytetarëve janë rritur dyfish pra nga 10% që kanë qenë në 2013 sot I kemi 23% sikurse është rritur mbi 50% tatimi mbi fitimin për bizneset në 4 vitet e fundit.

Kësaj barre të rëndë fiskale I shtohet dhe inflacioni akumulativ dhe rritja e çmimeve që për 4 vitet e fundit I kapërcen nivelin e 12%. Qeveria vitin e ardhshëm do të përfshijë tatimin progresiv edhe në të ardhurat dytësore pra bëhet fjalë për qera që kanë shqiptarët apo për të ardhura të tjera gjë që do të shkojë nga 15% që  është aktualisht sot, do të shkojë në 23%. Me buxhetin e 2018 qeveria do të shtojë trefish taksën e banesës, pra sot shqiptarët paguajnë 15 dollarë, në janar të 2018 do të paguajnë 45 dollarë.

Edhe kjo taksë do të jetë edhe për ato banesa që pavarësisht se janë në proces legalizimi apo që nuk kanë marrë hipotekën e tyre dhe ndërkohë që do të bëjë zero taksën për infrastrukturën e hoteleve me 5 yje të cilat janë një ekonomi luksoze dhe ka të bëjë vetëm me klientët e qeverisë. Në fakt LSI, sot ka paraqitur në parlament 3 amendamentet e para të cilat kanë ardhur si një rezultat I bashkëbisedimit dhe I komunikimit me grupet e interesit. Gjatë kësaj kohe ne do të vazhdojmë përsëri, nesër kemi diskutimin në parim por deri ditën që do votohet nen për nen do të paraqesim disa amendamente të tjera që kanë të bëjnë jo vetëm me çështjen e TVSH, jo vetëm për taksën e banesës apo dhe për uljen në 5% të TVSH për ushqimet e shportës por do të vazhdojmë edhe përsa I përket bujqësisë dhe rritjes së punësimit për të rinjtë dhe shumë amendamente të tjera që mendojmë do të jetë e domosdoshme duke paraqitur një alternativë të LSI përsa I përket projektbuxhetit në 2018.

Gjithashtu LSI po bëhet përsëri gati për të paraqitur para qytetarëve dhe alternativën e saj qeverisëse përsa i përket në planin ekonomik që ka në fokus reduktimin e varfërisë dhe të pabarazisë, reduktimin e taksave dhe përmirësimin e klimës së biznesit për të stimuluar prodhimin vendas, për të thithur investimet e huaja dhe hapur vende të reja pune kryesisht për të rinjtë tanë të cilët e kanë parë shpresën e tyre dhe ne jemi të gjithë koshient që 300.000 shqiptarë në 4 vitet e fundit janë larguar nga Shqipëria për të mos u kthyer më. LSI ka një plan konkret me programin e saj kundër varfërisë, që nuk jep lëmoshë por është ndihmë ekonomike dhe dinjitoz për familjet në nevojë. Programi kundër varfërisë ka të bëjë me garantimin e të ardhurave bazike.

Varfëria para së gjithash është një mungesë e parasë që kanë shqiptarët për të plotësuar nevojat më bazike për të jetuar. Varfëria akoma mbetet plaga më e madhe e ekonomisë dhe e shoqërisë tonë.

Fatkeqësisht varfëria në vendin tonë nuk po reduktohet por po shtohet sipas të gjitha raporteve të specializuara ndërkombëtare. LSI do të ketë prioritet kryesor programin kundër varfërisë ku në themel do të jetë propozimi ynë për ndihmën ekonomike për rreth mbi 80 mijë familje apo mbi 320 mijë qytetarë që sot janë pjesë e kësaj skeme. Ne jemi për një qasje transformuese dhe për një ndryshim radikal të skemës aktuale e cila ofron lëmoshë por jo një shans për mbijetesë për këto familje.

Ne besojmë se mund ti japim fund varfërisë absolute për çdo shqiptar vetëm nëse fondi i ndihmës ekonomike do të shkojë në 2% të GDP, sot ai është 0.4 te GDP pra afërsisht 200 milionë euro në vit për të ndihmuar shqiptarët që të marrin më baziken pra në pragun e varfërisë absolute 2 dollarë për frymë, që faktikisht ky propozimi ynë që ka të bëjë për fondin e ndihmës ekonomike, është më I vogël sesa koncensionet që qeveria e Rilindjes ka dhënë për koncensionet e shëndetësisë. Pra do të thoja që nëse buxheti I 2018 do të çonte fondin e ndihmës ekonomike në 2% të GDP, impakti I kësaj do të ishte më I vogël se dy koncensione që qeveria shqiptare ka dhënë klientëve të saj në shëndetësi.

Por do të sjellë që mbi 320 mijë të varfër do të dilnin nga varfëria absolute në të cilën ndodhen pra 14% e popullsisë shqiptare dhe do të bënte të mundur që të financoheshin dhe të kishin një jetë dhe mundësi më të mirë e cila do të kishte një impakt të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë në konsumin bazik të këtyre qytetarëve, dhe për të rikthyer shpresën e mbijetesës te këto familje për të pasur e cila është një detyrim universal I qeverisë sonë.

Kjo skenë e ndihmës ekonomike do të jetë e mundur maksimumi për dy vjet për këto familje, ka të bëjë arsimimi, trajnimi,  kualifikimi profesional që do të jetë kusht I skemës, në mënyrë të tillë që ata të jenë të barabartë në kushtet e tregut të punës dhe tu jepet një shans për tu futur në kushtet e tregut të punës dhe për të pasur një mundësi për të jetuar më mirë dhe për të pasur një punë të paguar dhe për të qenë dhe të profesionalizuar, sigurisht që unë do dëshiroja që të flisnin edhe kolegët e tjerë duke pasur parasysh që z.Haxhinasto dhe z.Spahiu që janë anëtarë të Komisionit të Ekonomisë dhe që kanë ndjekur hap pas hapi diskutimet për buxhetin ashtu si dhe të gjithë kolegët e tjerë kanë qenë pjesë e Komisioneve parlamentare. Do doja në këtë tryezë të mirëfilltë që ka të bëjë drejtpërdrejt të dëgjonim dhe grupet e interesit sepse ne bazë të kërkesave të tyre dhe në bazë të një bashkërendimi të punës dhe veprimtarisë sonë ne do të kemi të mundur edhe pse arrogance e qeverisë sonë është e jashtëzakonshëm dhe nuk pranon të ndryshojë po themi takëmet e veta përsa I përket buxhetit, ne kemi për detyrë të ngremë zërin, të ndërgjegjësojmë qytetarët dhe t’ju themi që është mëse e qartë dhe për të qenë sa më realist me ta. Dua ta përsëris edhe njëherë sepse nuk dua ta them me fjalë të mëdha, por përsa I përket paketës anti-varfëri unë mendoj që është shumë e mundur nga qeveri shqiptare, vetëm një zemër e vogël ose një grande në shpirt dhe në mendje mund të mos ta pranonte një gjë të tillë duke pasur parasysh që paketa antivarfëri për shqiptarët për 14% të cilët jetojnë në kushte mizerabël dhe në varfëri të tejskajshme do të kushtonte më pak se dy koncensione qëz.Rama I ka dhënë. Kolegëve, miqve, klientëve të vet në shëndetësi. Duke bërë këtë gjë krijon të paktën një mundësi për këto 80 mijë familje të cilët jetojnë me dinjitet por mbi të gjitha të jenë të përfshirë në gjithë jetën ekonomike dhe sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here