Shpëtim Nazarko: Mënyra e shfaqjes së provave lehtësoi pozitën e ish-ministrit Tahiri

0
953

Analisti Shpëtim Nazarko ka komentuar rastin “Tahiri” pas publikimit të përgjimeve të autoriteteve italiane për dosjen e Habilajve, dhe rastit të patentave të ish-ministrit të gjetura në makinën e biznesmenit. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, analisti thotë se mënyra e shfaqjes së provave e lehtësoi pozitën e Tahirit.

 

 

“Koston politike për këto ngjarje ne i shohim në votime. Kur skandali trashet, atëherë bie vlerësimi në opinionin publik. Nuk flas vetëm për rastin e Roshit, pasi ka edhe kryebashkiakë të tjerë, emrat e të cilëve janë larguar. Mendoj se për rastin e Tahirit, media shqiptare dhe prokuroria kanë gabuar teksa kanë nxituar të mbyllin një qark për këtë rast. Më shumë i kanë ardhur në ndihmë Tahirit. Nuk është habi që të biem në një nga ato qindra spekulacione, që pas 3 ditësh zhduket zhurma. Për fatin e Roshit do të thoja se është individual politik”, tha analisti Nazarko.

Analisti tha se ngjarje të tilla të evidentuara nga autoritetet e një vendi tjetër, duhet të mbeten çështje të klasifikuara.

“Rama, që vetë këtë histori mund ta ketë sa të njohur aq edhe të panjohur, mban përgjegjësi si kryetar i qeverisë, por nga ana tjetër është përgjigjja e tij se për këtë çështje duhet të flasë drejtësia. Në rastet kur kryeministri apo ministri i rëndësishëm i një vendi zihet gafil nga autoritetet e një vendi tjetër, rastet nuk bëhen publike, mbeten çështje të klasifikuara. Është praktikë shtetërore. Shteti përballë edhe nëse ka fakte të tilla kompromentuese, nuk u publikon, sepse kjo mund të krijojë destabilitet në vendin tjetër”, u shpreh Nazarko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here