ZBARDHET SKEMA,SI PAGOI 6 MIJË € POLICJA PËR LEGALIZIMIN E BANESËS

0
1175

 

Zbulohet skema e korupsionit për legalizimin e një objekti nga zyra e ALUIZNI-t të zonës së Laprakës.

Mësohet se efektivja e policise, Kleona Sala kishte rënë në kontakt me përgjegjësin e zyrës së ALUIZNI-t, Marin Bezhani, i cili është edhe personi që mori përsipër legalizimin e objektit duke kërkuar si ryshfet 6 mijë euro.Sipas prokurorisë, Merita Sala, nëna e efektives së policisë kishte aplikuar për të legalizuar banesën që prej vitit 2014, por deri një javë më parë nuk i ishte legalizuar. Për këtë, vajza e saj ëhstë takuar me një shtetase me Sofie me të cilën kishte njohje, dhe ajo i kishte premtuar se do ta lidhte me dikë për të mbaruar punë. Kjo e fundit e ka takuar efektiven e policisë, Kleona Sala me Brikena Bellin, e cila punonte tek Zyra e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Tiranë.

Në prezencën e saj ajo i ka telefonuar të enjten e shkuar rreth orës 08.30 dhe në mbrëmjen e po kësaj dite ato janë takuar që punonjësja e Hipotekës të shikonte dokumentet. Të nesër, në takim është thirrur edhe Kleona Sala, e cila ka folur me Brikena Belin me ndërmjetësimin e mikeshës së saj me emrin Sofie. Punonjësja e Hipotekës, i ka thënë Salës se nuk është puna e saj por ajo do të kontakte me një mikun e saj tek ALUIZNI, i cili mund të mbaronte punën, duke nënkuptuar Marin Bezhanin, shkruan report tv.

Ajo gjatë kohës që po shihte dokumentat i ka bërë një foto me celularin e saj sepse do t’ia dërgonte shtetasit Marin Bezhani. Rreth orës 10.00 të kësaj datë shtetasja Brikena Belli i ka dërguar një sms nga numri i saj i celularit, duke i thënë se kishte komunikuar me shtetasin Marin Bezhani dhe se i kishte kthyer një përgjigje. Ato e kanë lënë që të takoheshin rreth orës 16.00 përsëri tek shtetasja Sofia. Shtetësja Kleona Sala ka shkuar përsëri në orën 16.00 tek shtëpia e shtetases Sofia dhe aty fillimisht ka takur Sofin, e cila i ka thënë tha se i kishte dhënë një përgjigje positive dhe se do ta kryente, por ajo i kishte lënë takim saj më shtetasen Brikena Belli. Ajo është takuar dhe ka biseduar me Brikena Bellin, i cila i ka thënë se kishte biseduar me shokun e saj Marin Bezhani të ALUIZNI-t, por se për ta përfunduar si punë duheshin 6.000 euro.

Shtetësja Kleona Salaj në lidhje me këtë shumë parash i ka thënë se duhet ta bisedonte me nënën e saj, e cila duhet të gjente këtë shumë parash pasi ishte një shumë e madhe. Gjithashtu në këtë takim shtetasja Brikena Belli i ka thënë se shoku i saj donte t’i shihte fillimisht si shumë parash që të krijonte besim dhe se ditën e hënë apo të martë do të shkonte të tërhiqte lejen e legalizmit për pronësinë. 3 ditë më parë, pra në datën 12 ëhstë konkretizuar e gjithë skema e ndërtuar nga punonjësja e hipotekës dhe shefi i ALUIZNI-t.

Kleona Sala kishte marrë me vete shumën prej 6000 euro për t’ia dhënë shtetases Brikena Belli dhe në prezencë të shtetases Sofie ajo ka dhënë shumën e parave. Këtë shumë ajo nuk e ka numruar dhe i ka futur në cantë. Sapo mori paratë, ajo ka shkuar tek nje lokal ne rrugën “Sami Frasheri” dhe I ka dhënë paratë shtetasit Marin Bezhani. Rreth orës 11.00 Belli ka telefonuar Kleona Salën dhe i ka thënë se nesër në orën 12.00 duhet të shkonte në zyrën e Aluiznit në Laprakë për të tërhequr lejen e legalizimit. Këtë të hënë, efektivja e policisë, tashmë e ndaluar ka shkuar në zyrat e ALUIZNI-t të laprakës, sipas porosisë së Brikena Bellit për të tërhequr lejen e legalizimit.

Rreth orës 11. 30 atë e ka telefonuar Brikena Belli duke i thënë që të shkoi tek zyrat dhe të takoj Marin Bezhanin që të mbaronte punë. Pas kësaj shtetësja Kleona Sala është ngjitur lart dhe në ambjentet e ALUIZNI-T dhe e ka pritur shtetasi Marin Bezhani. Pasi ka marrë lejen e legalizimit ka dalë jashte dhe telefonuar shtetasen Brikena Belli, të cilës i kam thënë se i mori letrat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here