Tjetërsimi i 36 ha në bregdet policia: Përfituan tokë 108 shtetas

0
891

 

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e 10 zyrtarëve lokalë në Kavajë me akuzën e tjetërsimit të 36 ha tokë pranë bregdetit në Spille.

Në një deklaratë për mediat, policia sqaroi se të ndaluarit, mes tyre edhe zv/prefekti i Tiranës, kanë ngritur komisione fiktive dhe tokën në pronësi të shtetit e kthyen në tokë arë, duke falsifikuar dokumentet. Sipas policisë, tokë në bregdet kanë përfituar 108 shtetas të ndryshëm, por ata nuk kanë asnjë dijeni.

“Të gjitha veprimet e kundraligjshme janë ndjekur nga kryeregjistruesit, protokolluesi i komunës Kryevidh dhe protokollimi është bërë në zyrën e këshillit të qarkut Kavajë. Këetu është urdhëruar regjistrimi i pronave në mënyrë të paligjshme. Kanë përfituar tokë 108 shtetas të ndryshëm, të cilët nuk kanë dijeni se kanë marrë tokë dhe nuk kanë asnjë dokument të ligjshëm. Janë pajisur me tokë banorë të cilët nuk janë banorë të ish-komunës Kryevidh”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here