Reagon bashkia e Shkodres per kamerat e sigurise ne shkolla…

0
1067

Kamerat e sigurise, bashkia Shkoder deklarate per shtyp.

Gjate 2 viteve kemi vendosur sipas shkollave me numrin me te madh te nxenesve. Ismail Qemali, Prenke Jakova, Jordan Misja, Branko Kadija, konviktet industriale etj., jane pajisur me kamera.
Bashkia: Policia me pare te bente evidentimin e gjendjes.

Përsa i përket masave shtesë të sigurisë publike, të ndërmarra nga Bashkia Shkodër:
Bashkia Shkodër, vendosjen e kamerave, si masë shtesë e sigurisë publike, e ka cilësuar si pjesë të standardit të punës së saj. Që në vitin 2016, në vitin 2017, dhe në dy vitet e ardhshme në projetet e rikontruksionit te objekteve shkollore janë përfshirë vendosja e kamerave të sigurisë në çdo shkollë.
Gjatë dy viteve Bashia Shkodër ka siguruar që duke nisur nga shkollat me numrin më të madh të nxënësve, dhe sipas grupmoshave me prioritet, të sigurojë vendosjen e kamerave të sigurisë. Këtu përfshihen edhe konviktet në Shkodër.
Kështu këmi mundësuar pajisjen me kamera të sigurisë në shkollat:
1- Shkolla e mesme artistike “Prenkë Jakova”
2- Shkolla e mesme e përgjithshme “28 Nëntori”
3- Shkolla e mesme e përgjithshme “28 “Jordan Misja”
4- Shkolla e mesme e përgjithshme “Kolë Idromeno”
5- Shkolla 9-vjeçare “Branko Kadija”
6- Konvikti i Shkollës artistike “Prenkë Jakova”
7- Konvikti i shkollës profesionale “Arben Broci”
Sipas udhëzimit nr. 134, datë 10.03.2017 “”, pika 1/10 “Institucionet
Referuar nenit 7 të ligjit 19/2016 “PËR MASAT SHTESË TË SIGURISË PUBLIKE” “Faktorët për vlerësimin e rrezikut”, Policia e shtetit, përmes një komisioni të posaçëm të ngritur nga ana e saj për vlerësimin e rriskut, do të duhej të bënte analizën për çdo shkollë dhe të na e vinte në dispozicion. Kjo është një detyrë funksionale e policisë së shtetit. Kjo do të na ndihmonte për prioritarizim dhe veprim më të koordinuar. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë nga ana e policisë përgjatë tre viteve të fundit.
Bashkia Shkodër, edhe për vitin 2018 ka planifikuar në vazhdimësi vendosjen e kamerave të sigursë me financim nga buxheti lokal. Ne kemi vepruar menjëherë pas daljes së udhëzimit, në gjysmën e vitit 2017, me fondet që kemi patur në dispozicion, për të përmbushur hap pas hapi standartin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here