“Mos lëviz!” Prindër ja pse duhet t’ja kurseni fëmijes këtë urdhër

0
832

 

“Mos lëviz”! Kjo shprehje që i shoqëron fëmijët kudo, në shtëpi në shkollë madje edhe në rrugë dhe të rriturit e kanë në “majë të gjuhës”, i huton ata.

Fëmija nuk arrin të realizojë, pse të rriturit nuk e kuptojnë dhe përdorin këto shprehje pa kuptim. Si mos të lëvizi? Po si mund të njohësh gjërat dhe mjedisin pa lëvizur? Ai akoma nuk është aq i rritur që ti jenë formuar mekanizmat psiqikë, për të njohur një gjë dhe të mos kesh nevojë të lëvizësh.

Ky mekanizëm ndërtohet pas moshës 8 vjeç. Ndërsa nga mosha 2-8 vjeç, fëmija i mëson gjërat në lëvizje, i dëgjon gjërat në lëvizje, madje edhe në gjumë është i lëvizshëm. Ai nuk mund të rrijë 5 min në një vend, nëse nuk përfshihet në një aktivitet që atë e tërheq, sepse ka shumë energji që nuk e përballon dot duke ndenjur.

I duhet patjetër aktiviteti që të mund të përballojë dhe kanalizojë sa më cilësisht energjinë e tij. Të rritur! Përpara se ti jepni një komandë fëmijës, përpiquni të kuptoni nëse komanda është e kuptueshme për të, nëse e ndihmon të menaxhojë veten, përndryshe do ta bëni vetëm konfuz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here