Shkodër, Rama: Tashmë mish të certifikuar edhe në Shqipëri

0
1333

Qeveria shqiptare dhe konkretisht ministria e linjës prej disa javësh ka nisur një aksion kontrollesh në të gjitha thertoret e vendit për të garantuar kushtet optimale.
Një thertore model ndodhet edhe në qytetin e Shkodrës, e cila u vizitua nga kryeministri Rama dhe ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi. Sipas këtij të fundit, në vendin tonë janë akutualisht 33 thertore të tilla.

“Sot që flasin janë mbyllura të gjithë pikat e therjes, domethënë  pikat e licencuar në  kundërshtim me ligjin, janë mbyllur edhe të tjerat që kanë qënë informale. Operojnë 33 thertore si kjo që janë shumë pranë standardeve”-shprehet Peleshi.

Mishi i sigurtë dhe i çertifikuar tashmë do të konsumohet edhe në Shqipëri, gjë që sipas kryeministrit, është arritur falë këtij aksioni të ndërmarrë nga ministria e Bujqësisë.

“Është moment që ne po bëjmë një ndërhyrje radikale. Ky është një operacion që do krijojë një vlerë të shtuar. Do të rrisë në mënyrë të ndjeshme  punësimin dhe do rrisë në mënyrë të ndjeshme ekonominë e fshatit”-thotë kryeministri Rama.

Gjatë kësaj vizite u evidentua se përmbushja e standarteve përveç se rrit sigurinë e konsumatorit, i hap rrugë edhe eksportit të mishit në tregjet e huaja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here