Nis Panairi i 20-të i Librit, botuesit kërkojnë uljen e TVSH-së në 5%

0
725

Panairi i Librit, siç konsiderohet ndryshe nga botuesit si katalizatori i promovimit të librave, hap edicionin e tij të 20-të. Kryefjala e këtij viti, krahas marketimit të botimeve të ndryshme, është thirrja për uljen e TVSH-së mbi librin.

“Kultura nuk taksohet”, thonë botuesit, të cilët kërkojnë ulje në 5% të taksës, nga 20% që është aktualisht.

Një tjetër kërkesë e formalizuar nga Shoqata e Botuesve është financimi i shtetit për bibliotekat publike.

Në ditën e parë të hapjes, më 15 nëntor, pjesëmarrja u konsiderua e kënaqshme.

Loreta Berhami thotë se libri nuk ka qenë në ditë më të mira se sa këto. “Interesi ka qenë në rritje”, tregon Berhami, duke pohuar se promovimi përmes rrjeteve sociale ka luajtur rol të madh në rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve.

Përfaqësues të shtëpive botuese tregojnë për “Monitor” se organizimi çdo ditë i aktiviteteve pranë stendës, në kuadër të promovimit të librave të rinj dhe jo vetëm, shihet me interes. “Përmes bisedave të tilla, diskutohen temat më të nxehta të tregut të botuesve, promovohen libra dhe ata që kanë interes, vijnë të takojnë edhe autorë të caktuar,” thonë përfaqësuesit e shtëpisë botuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here