Statusi i Minatorit, deputeti i LSI: Ejani bëhemi bashkë në komision, po pritëm Qeverinë harrojeni

0
822

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, thotë se drafti për Statusin e Minatorit, i cili është dorëzuar në Kuvend, është i dakordësuar mes sindikatave. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Spahiu i fton të gjitha palët që të bëhen bashkë në komision për ta diskutuar nen për nen.

Ai thotë se “Statusin e Minatorit e kalon Parlamenti, po pritëm Qeverinë harrojeni, jo ky Janar por as dhjetë të tjerë s’do ta zgjidhin si problem”.

“Mos turrbulloni ujërat kot….

E kam thënë që në momentin e parë që drafti për Statusin e Minatorit është ai i dakortësuar mes sindikatave. Un thjesht e nxora nga sirtarët.

Jemi të gjithë parimisht dakort.

Ejani bëhemi bashkë në komision, e diskutojmë nen për nen dhe e mbyllim këtë histori.

Statusin e Minatorit e kalon Parlamenti, po pritëm Qeverinë harrojeni, jo ky Janar por as dhjetë të tjerë sdo ta zgjidhin si problem”, shkruan deputeti Spahiu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here