Policia Rrugore vendos gjoba edhe per kembesoret

0
1359

Policia Rrugore ka vendosur të aplikojë një sërë masash të reja për parandalimin e aksidenteve rrugore, ku përfshihen edhe ndëshkimet me gobë për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit.

Në këtë kuadër, në zbatim të “Planit Masave të Ri” janë hartuar disa detyra shtesë si më poshtë:

Vendosje e shërbimeve të Policisë Rrugore apo të Patrullave të Përgjithshme, në vendkalimet për qytetarët në pikat ku ka më shumë lëvizje të qytetarëve, por pa lënë jashtë vëmendjes edhe pikat e tjera, me qëllim monitorimin, këshillimin dhe orientimin e qytetarëve për të respektuar rregullat e Qarkullimit Rrugor.

Pas një periudhe të caktuar sensibilizuese e ndërgjegjësuese, Policia Rrugore do aplikojë edhe masat administrative për qytetarët që nuk zbatojnë rregullat e Qarkullimit Rrugor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here