151 VJETORI I LINDJES SE NDRE MJEDES

0
792

U zhvillua  ne Kukel veprimtaria “Ditët e Mjedës”

E titulluar “Ditët e Mjedës” ne qendra muzeale me te njëjtin emër ne Kukel te Barbullushit, u zhvillua një veprimtari përkujtimore ne 151 vjetorin e ditëlindje se Ndre Mjedës dhe 100 vjetorit te botimit “Juvenilia”, njërës nder kryeveprat letrare te Mjedës.

Kjo veprimtari u përshëndet edhe nga Zëvendëskryeministrja, Senida Mesi dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, te cilat e cilësuan Mjedën modelin e atdhedashurisë dhe intelektualit qe rrezaton dituri ne breza:

Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila, konfirmoi mbështetjen e kësaj bashkie për zhvillimin e veprimtarive te kësaj natyre, ndërkohë qe nuk munguan as gjimnazistet te Shkodrës dhe artiste te shkollës “Prenke Jakova” me interpretime, kushtuar Ndre Mjedës, njërit nder figurat madhore te rilindjes sonë kombëtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here