Komunikimi Javor,paralajmeron Rama: Ne fillim te janarit do vendoset TVSH ne bizneset e vogla

0
1126

Gjatë ‘Komunikimit Javor’ NË Facebook kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në fillim të janarit do të vendoset TVSH për biznesit e vogël që sipas tij do të luftojë informalitetin. Ai tha se ne janar tradita e biznesit të madh që punon me dy bilance do marrë goditje të fortë dhe qeveria do njohë vetëm bilancet e bankave.

 

 

“E kemi bërë të ditur objektivin tonë për të luftuar informalitetin dhe mundësinë për më shumë janë të mëdha. Është miratuar baza në Kuvendi dhe prej janarit do të përfshihet edhe biznesi i vogël dhe vlera e shtuar e aksionit anti-informalitet. Bashkë me ekonominë po rritet edhe forca e institucioneve. Gropa e detyrimeve mbetet e një madhësi të papranueshme për një vend. Puna duhet të paguhet denjësisht dhe duke respektuar ligjet. Në janar tradita e biznesit të madh që punon me dy bilance do marrë goditje të fortë. Qeveria do njohë vetëm bilancet e bankave dhe duhet të ketë përputhshmëri”- tha Rama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here