Meta: Me rëndësi përkujdesja ndaj fëmijëve jetimë 

0
828

Institucioni i Presidencës në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë promovuan sot “Javën e Fëmijëve Jetimë” e cila do zhvillohet, nën kujdesin e veçantë të kreut të shtetit, në jubileun e 100-vjetorit të themelimit të “Strehës së Parë Vorfnore” në Shqipëri dhe me rastin e festave kombëtare të 28-29 Nëntorit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në “Strehën e Parë Vorfnore”, në Tiranë, për të përkujtuar, vlerësuar por edhe për t’i shprehur mirënjohjen familjeve tiranase për humanizmin që kanë treguar ndaj fëmijëve jetimë.

Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të familjeve Hallulli, Harasani dhe Fico, personalitete të artit dhe kulturës, Zhani Ciko, Ardit Gjebrea, Rajmonda Bulku, Bujar Kapexhiu, Muntaz Dhrami, Justina Alia, Mimika Luca, etj., si edhe përfaqësuesit më të lartë të komuniteteve fetare.

Presidenti Meta tha se mesazhi i solidaritetit, i ndihmës dhe i mbështetjes për fëmijët jetimë, është mesazhi kryesor që synohet të përcillet nëpërmjet veprimtarive që do zhvillohen edhe në Presidencë gjatë “Javës së Fëmijëve Jetimë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here