Prej më shumë se 2 javësh zhdukja e avokatit shqiptar Besnik Muço pasi hipi në tragetin e linjës Durrës-Bari duke mos lënë asnjë gjurmë, ka vënë në lëvizje autoritetet.
Medita italiane bënë me dije se policia ka gjetur një trup të pajetë në brigjet e rajonit të Castros, i cili ende nuk është identifikuar.
Mësohet se trupi ishte pikasur që në datën 6 nëntor në bregun e Pulias, por dy ditë më pas është bërë e mundur nxjerrja e tij nga deti për shkak të kushteve të këqija atmosferike.
Sipas informacioneve të reja bëhet me dije se trupi i gjetur që mendohet se i përket avokatit, ishte shumë i gjymtuar, komplet i zhveshur dhe pa kokë. Ende nuk është bërë identifikimi i trupit por po priten rezultatet e ADN.