Xhafaj: Në Shkodër janë tre grupe kriminale, një e goditëm

0
1676

Në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’ dje në Shkodër u godit një grup prostitucioni, ndërsa në pranga u vendosën 7 persona. Por Ministri i Brendshëm në një status në Twitter deklaron se në qytetin verior janë edhe dy grupe të tjera të identifikuara, që do të goditen.

Tjetër ndëshkim në kuadrin e Operacionit “Forca e Ligjit”: një nga 3 grupet kriminale të identifikuara në qarkun Shkodër. Përkushtim&profesionalizëm, sukses i merituar i policisë Shkodër&Forcave operacionale. Bashkëpunim efikas me prokuroren e çështjes. Përgëzime te gjithëve!FLM!” deklaroi Fatmir Xhafaj.

Operacioni ka nisur prej disa ditësh, ndërsa priten goditje në të gjitha qarqet e vendit për të vendosur para drejtësisë personat që janë në listën e zezë të policisë së shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here